Shpëtim Idrizi kërkon ndryshime ministrash: Qeveria ta nisë korrektimin nga vetja

Publikuar tek: politike, më 06:51 24-08-2015 Shpëtim Idrizi kërkon ndryshime ministrash: Qeveria ta nisë korrektimin nga vetja Edi Rama dhe Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, aleat i Ramës dhe koalicionit të majtë ka deklaruar se Rama duhet të bëjë ndryshime ministrash.

“Po jetojmë ditë të trishta. Me dhjetëra-mijëra qytetarë shqiptarë po braktisin vendin. Nëse ne këtë moment e kalojmë me propaganda antiazilante dhe me përforcime policore, do të thotë se nuk kemi kuptuar asgjë. E kam ndjekur me vëmendje intervistën e fundit të ambasadorit gjerman, ku ai kritikonte mungesën e reagimit tonë politik për të frenuar ikjet, për të krijuar shpresën. Unë nuk dua e as do të përpiqem fare të hyj në kompetencat e Kryeministrit, por shoqëria shqiptare po piskan, është e depresuar e pa shpresë dhe po ikën. Nuk po them se fajin e ka qeveriaa dhe ata që janë ministra, por po them se detyra parësore e çdo qeverisësi në ditë të tilla është ta nisë korrektimin nga vetja. Jo vetëm me emra por edhe me fytyra, stil, përmbajtje e frymë, ka nevojë t’u flasim shqiptarëve me një gjuhë që u dëshmon se po i dëgjojmë”, tha Idrizi për gazetën ‘’Panorama’’.

Sipas tij asnjë karrierë ministi apo ekuilibri politik nuk ia vlen para këtij dëshpërimi të madh.

“Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite. Nuk po gjykoj as pozitivisht e as negativisht këtë kumt e mesazh, por po them se diçka nuk po u flet shqiptarëve si duhet. Dhe shqiptarët po ikin. Kjo duhet të ndryshojë. E nëse ky ndryshim kërkon edhe ndryshime të dhimbshme emrash, fytyrash, stilesh, përmbajtje dhe frymë ministrash, nuk ka pse jo. Karriera e asnjë ministri, e asnjë ekuilibër politik, nuk e vlen këtë dëshpërim të madh të shqiptarëve që rendin ta braktisin Shqipërinë. Prandaj unë besoj e theksoj se duhet një marrëveshje e re mes të gjithëve ne shqiptarëve, qofshim qytetarë dhe politikanë. Nëse kjo marrëveshje e re kërkon emra, fytyra, stil, përmbajtje dhe frymë të re në qeverisje, atëherë pse jo? Unë jam mirëbesues se kryeministri Edi Rama e ka të gjithë brendinë e tij politike, intelektuale, shtetërore dhe njerëzore në mbrojtje të këtij parimi madhështor, pra, në dëgjimin e zërit të qytetarëve”, u shpreh Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Është Tirana dhe jo Kabuli. Qytetarët: Punëtorët me keq së në Kabul
Zbardhen debatet në KLD, Gjin Gjoni-Nasip Naços: Keni dasht me më fut në burg »
Article Logic
Execution time: 0.021968126296997
array(1) { ["section"]=> string(86) "shpetim-idrizi-kerkon-ndryshime-ministrash-qeveria-ta-nise-korrektimin-nga-vetja-19020" }