Shpëtim Idrizi nxjerr foton, Panajot Barka me kallash në dorë. Plas sherri në studio: Hajde këtu se ta tregoj unë

Publikuar tek: barometri, më 09:02 30-10-2018 Shpëtim Idrizi nxjerr foton, Panajot Barka me kallash në dorë. Plas sherri në studio: Hajde këtu se ta tregoj unë

Situata në studion e “Open” është tensionuar tepër mes kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizit dhe përfaqësuesit të minoritetit grek Panajot Barka.

 

Në një moment Idrizi ka treguar një foto të Barkës me kallash në dorë, ndërsa ky i fundit në lidhje me Skype ka shpërthyer ndaj kryetarit të PDIU duke e quajtur të paedukatë dhe hajdut doganash.

Barka: O Eni do ma japësh fjalën apo si e ke hallin. Ma jep fjalën mos më lërë me Shpëtim Idrizin

Idrizi: Hajde këtu në studio. Mos ma ngri zërin deri aty. O Panajot pusho, mbylle. Pusho. Mos ma ngi zërin se ...

Barka: S’ ke edukatë. Mund të veshësh kostume të shtrenjta me para të vjedhura por hajdut doganash je

Idrizi: Hajde këtu në studio se ta tregoj ca jam. Mos ma ngri zërin deri aty

Barka: Ajo foto është montazh. Ai që e ka nxjerr është dënuar nga gjykata

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037887096405029
array(1) { ["section"]=> string(117) "shpetim-idrizi-nxjerr-foton-panajot-barka-me-kallash-ne-dore-plas-sherri-ne-studio-hajde-ketu-se-ta-tregoj-une-139568" }