Shpëtim Idrizi reagon ashpër: Vangjel Zerva shpreson të nënshtrojë shqiptarët autoktonë

Publikuar tek: politike, më 18:03 21-05-2015 Shpëtim Idrizi reagon ashpër: Vangjel Zerva shpreson të nënshtrojë shqiptarët autoktonë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës s ëish-nënkryetarit të kuvendit Vangjel Dule. Idrizi e quan Dulen një Zervist  që shpreson të nënshtrojë shqiptarët autoktonë nëpërmjet shovinizmit të huaj. Idrizi shpreh bindjen se çëshjta Çame do zgjidhet, edhe pse një gjë të tillë nuk e do “pinjolli i Napolon Zervës”.

“Sapo mësova mbi dorhëqjen që Vangjel Dule paska dhënë, sapo ka mësuar emërimin tim në këtë post.

Pa dashje ky Zerv-ist i kohëve moderne ka nxjerrë në pah atë, që i vlon në mendje dhe zemër, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarvë të çamërisë, duke shpresuar që historia ta ndalë turravrapin e vet këtu e 70 vjet më parë, dhe viktima të vazhdojë të mbetet viktimë, ndërsa agresori të vazhdojë të mbetet agresor e fitimtar i së keqes”, shkruan Idrizi.

Më tej Idrizi shprehet se edhe pse Vangjel Zerva, siçai e quan, tenton të nënshtrojë shqiptarët, harron që Shqipëria është përkrah popujve që respektojnë çdo qënie njerëzore sit ë barabartë.

“Në inkoshiencën e tij, Vangjel Zerva, shpreson që shovinizmi i huaj të ketë më shumë vlerë dhe të përndjeki e të nënshtrojë shqiptarët autoktonë, duke harruar që vendi i Shqipërisë është përkrah popujve të zhvilluar që respektojnë çdo qënie njerëzore si të barabartë në dinjitet, çdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak për të cilin, Dulja ishte në atë karrige edhe sot”, shprehet Shpëtim Idrizi.

Kreu i PDIU shpreh bindjen se çështja Çame do të zgjidhet në përputhje me të gjitha konventat për respektimin e të drejtave të njeriut, “do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zervës”.

“Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithë atyre që nuk i përkasin frymës më shoviniste të nacionalizmit të huaj, veçanërisht i errësuar nga urrejtja ndaj popullsisë çame, na kujton dhe njëherë të gjithëve që duhet të punojmë për ti dhënë historisë atë çka meriton. Çështja çame do zgjidhet në përputhje me të gjitha konventat për respektimin e të drejtave të njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zervës

Ajo çka vertetoi edhe njëherë Vangjel Dule është se ai nuk përfaqëson as vellëzerit tanë minoritarë e as mentalitetin e shëndetshëm të një pjese të shoqerisë greke. Ai perfaqëson idealet e Agimit të Artë, të cilat nuk mund të pranohen kurrë në Shqipëri! Këtë përgjigje do t'ja japi çdo qytetar i këtij vendi, shqiptarët e Çamërisë, shqiptarët e çdo treve tjetër, akoma edhe më shumë minoriteti grek në Shqipëri, që nuk ka asnjë lidhje me mentalitetin përjashtues e urryes të ketij individi”, shkruan Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Vërtetësia e Kosovës nxjerr në pah falsitetin e Ramës dhe ''kukullën'' e tij
Veliaj: Do më duhet të punoj dyfish të rekuperoj dhe 4 vitet e humbura »
Article Logic
Execution time: 0.031713008880615
array(1) { ["section"]=> string(92) "shpetim-idrizi-reagon-ashper-vangjel-zerva-shpreson-te-nenshtroje-shqiptaret-autoktone-11679" }