Shpëtim Idrizi shkarkon nënkryetarin e Bashkisë, Veliaj i 'shtrin dorën'

Publikuar tek: barometri, më 07:36 30-06-2018 Shpëtim Idrizi shkarkon nënkryetarin e Bashkisë, Veliaj i 'shtrin dorën'

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Abaz Hado.

 

Hado është shkarkuar nga ky post nga kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, mëson Newsbomb.al, por nuk është lënë jashtë Bashkisë. 

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i ka ofruar një tjetër post Abaz Hados, duke e emëruar këshilltar pranë Bashkisë.

Ndërkohë, do zëvëndësohet nga Kozeta Mesiti, ish-drejtoresha e Metrologjisë, e cila tashmë do të jetë nënkryetare e bashkisë së Tiranës. Ende nuk dihen motivet e këtyre lëvizjeve, ndërkohë theksojmë se ky vendim i Shpëtim Idrizit, vjen në një periudhë kur PDIU nuk është në ditët e saj më të mira.

Kujtojmë që “çoroditja” brenda partisë u shoqërua dhe me largimin e dy deputeteve të kësaj partie Reme Lala dhe Elena Xhina, të cilat tashmë janë pjesë e Partisë Socialiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030351161956787
array(1) { ["section"]=> string(76) "shpetim-idrizi-shkarkon-nenkryetarin-e-bashkise-veliaj-i-shtrin-doren-126243" }