Shpëtim Saraçi flet ‘’pa doreza’’ për sëmundjen që kaloi dhe premtimin e drejtuesit të ‘’Top Channel’’ që e ‘’shpëtoi’’

Publikuar tek: kulture-art, më 10:37 12-08-2016 Shpëtim Saraçi flet ‘’pa doreza’’ për sëmundjen që kaloi dhe premtimin e drejtuesit të ‘’Top Channel’’ që e ‘’shpëtoi’’

Ndodh që të kalosh edhe momente të vështira shëndetësore. Kështu i rastisti edhe Shpëtim Saraçit, kompozitorit të dashur të të gjithë shqiptarëve, i cili është i martuar me këngëtaren Mira Konçi.

Në një rrëfim ‘’pa doreza’’ Saraçi tregon vuajtjen nga ishemia celebrale, rehabilitimin, mrekullinë që e solli në jetë dhe qejfmbetjet me medien. Por çfarë ka ndryshuar tani te ai, që është rehabilituar krejtësisht? Kompozitori ka besim absolut te Zoti dhe e vlerëson ndryshe jetën deri në gjërat më të vogla.

 “Ishemite janë të çuditshme. Janë goditje të cilat mund të vijnë një pas një por mund të të vijnë dhe përnjeherësh. Mua më ndodhi kjo e fundit, e fuqishme fare”, tregon kompozitori për ‘’Mapo’’-n.

Saraçi përshkruan me detaje momentin kur i ndodhi goditja: ‘’Isha duke pirë birrë me dy shoket të mi kur ndjeva që më erdhi një zhurmë e llahtarshme pas veshit të djathtë. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them e llahtarshme, sikur të ishin hapur me zë të lartë 200 radio përnjeherësh. Nuk e kuptoja dot fare se çfarë ishte. Pastaj nuk po dëgjoja më dot veten fare kur flisja. Mbaj mend që pas kësaj jam rrëzuar. Më kanë dërguar direkt në spital. Kur ndodh një gjë e tillë, personi që merr goditjen nuk duhet të lëvizet nga vendi, pasi përbën një rrezik fatal. Ndërsa mua më lëvizën me taksi, as me ambulancë jo dhe më çuan të më bëjnë rezonancë magnetike. U bë dhe gabimi tjetër në spital që më kthyen me kokë poshtë për të më bërë provën e veshit të mesëm. Me të gjitha këto unë kam kaluar fare pranë rrezikut të madh, por jo, qëllova me fat. Më çuan më pas në Gjermani me barrelë e u ktheva prej andej me këmbët e mia e për mua kjo ishte tepër.’’

Saraçi rrëfen premtimin e drejtuesit të ‘’Top Channel’’ që e ‘’shpëtoi’’, duke i dhënë shpresën.

‘’Ajo që dua të tregoj është takimi që pata, para se të ikja në Amerikë, me njërin nga drejtuesit e Top Channel. I tregova se duhej të ikja e më pyeti se ç’plane kisha pasi të kthehesha.

I thashë­ E ç’plane mund të kem unë tani!? Kur ai më bëri pyetjen­ A do vish të punosh me ne?­ nuk e merrni dot me mend se çfarë kam ndjerë në ato momente’’, rrëfen i emocionuar artisti.

shpetimsaraci.png

Fleura Shkëmbi dhe Shpëtim Saraçi duke folur për revistën ''Mapo''

 

 “Kam pasur emocione të jashtëzakonshme para se të më ndodhte ishemia celebrale. Ishte koha kur vajza do të nisej për studime në Amerikë. Si çdo baba, që ka me vajzat një lidhje fantastike, edhe unë po e përjetoja shumë emocionalisht ikjen e saj prej shtëpisë, ikjen aq larg.

Shprehesha çdo ditë me miqtë ndërsa Mirës, bashkëshortes, nuk i thoja asgjë sepse s’doja ta ngarkoja atë më shumë. Kam pyetur më mbrapa mos kjo ngarkesë ndikoi për atë goditje që mora, por më thanë që gjithçka mund të jetë dhe krejt rastësi. Ajo që don të ndodhë ndodh dhe kaq”, rrëfen rreth gjendjes së tij emocionale para se të përjetonte problemin e madh.

Kompozitori nuk heziton as të rrëfejë kohën e gjatë të rehabilitimit dhe vuajtjet që kalonte.

‘’U deshën shum kohë. Po të tregoj një moment që ta kuptosh se çfarë ishte për mua rikthimi në jetë. Kur u rehabilitova duhej të shkoja në Amerikë për të bërë një operacion zemre. Vendosa të mos e bëja publike, sepse të them të drejtën isha bezdisur paksa nga mediatizimi i ngjarjes sime.

Ndodhi që disa prej familjarëve të mi u dëmtuan emocionalisht nga trajtimi mediatik i gjendjes sime. E di që në fund të fundit media atë punë ka, të raportojë mbi gjithçka, por them se duhet të jenë paksa më të kujdeshëm, për çdo rast. Por s’dua të ndaloj tek kjo çështje. Ajo që dua të tregoj është takimi që pata, para se të ikja në Amerikë, me njerin nga drejtuesit e Top Channel. I tregova se duhej të ikja e më pyeti se ç’plane kisha pasi të kthehesha.

I thashë­ E ç’plane mund të kem unë tani!? Kur ai më bëri pyetjen­ A do vish të punosh me ne?­ nuk e merrni dot me mend se çfarë kam ndjerë në ato momente. Sepse për mua, në një moment të atillë, ajo s’ishte thjesht një ftesë për punë por shumë më shumë se kaq, ishte një ftesë për t’u rikthyer në jetë. I thashë vetëm kaq­ A po pyet të verbrin a don sy!?

Unë s’mund të them se u bëra më i mirë apo më i aftë pas asaj që më ndodhi por di të them se tani di ta shijoj më shumë jetën. Çdo gjë që më rrethon tani di ta vlerësoj më shumë. Ajo që për mua është tepër positive është vlerësimi më i vërtetë i gjërave. Tani çdo gjë, sado e vogël të jetë, e vlerësoj më shumë. Më parë kam qenë tip më sportiv, tani jo dhe aq shumë. I marr shumë më seriozisht gjërat. Kam kuptuar se çdo gjë që të ndodh në jetë, sado e keqe që të jetë duhet ta kthejmë në favor, se jo çdo e keqe vjen për të keq, ashtu si dhe jo çdo e mirë vjen për të mirë”, tregon Saraçi.

shpetimsaracimiraaurela.jpg

Shpëtim Saraçi, Mira Konçi dhe kolegia e tyre Aurela Gaçe

‘’Unë do t’i them çdo njeriu beso! Po nuk besove nuk ndodh ajo çfarë dëshiron. Mendoj se duhet jo vetëm të besosh por dhe të guxosh pafund. Dua t’i them kujtdo se që të vdesësh ishte kollaj fare, s’kemi hiç pse frikësohemi, është si puna e gjumit, mbyll sytë dhe mund të ikësh….Ndaj duhet të shijojmë  çfarë kemi, për aq sa jemi’’, e mbyll rrëfimin e tij kompozitori që ia doli të mposhtë sëmundjen e të rikthehet më i fortë se kurrë në jetë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leximi i një libri për disa orë gjatë javës të zgjat jetën me dy vjet
3 mijë tekste këngësh, 50 vjet karrierë dhe 70 vjeç në moshë »
Article Logic
Execution time: 0.013309955596924
array(1) { ["section"]=> string(113) "shpetim-saraci-flet-pa-doreza-per-semundjen-qe-kaloi-dhe-premtimin-e-drejtuesit-te-top-channel-qe-e-shpetoi-49528" }