Shpëtim Saraçi ‘ngec’ poshtë tastierës së miksimit në studio, këngëtarja e nxjerr ‘live’ në Facebook

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:32 17-02-2017 Shpëtim Saraçi ‘ngec’ poshtë tastierës së miksimit në studio, këngëtarja e nxjerr ‘live’ në Facebook

Kompozitori i Shpëtim Saraçi është përballur me disa probleme teknike kur në studion e regjistrimit këngëtarja Linda Halimi po përgatitej për të kënduar versionin anglisht të këngës “Botë”, me të cilën do prezantojë Shqipërinë në Eurovizion.

Linda ka hyrë ‘live’ në Facebook teksa Saraçi ishte poshtë tastierës së miksimit dhe po përpiqej të rregullonte problemin.

“Pasioni i këngës e ka bërë të futet aty. Ne punojmë shumë fortë”, komentonte Linda, ndërsa të pranishmit e tjerë kanë shpërthyer në të qeshura.

Në fund, Saraçi ka treguar edhe aftësitë e tij teknike duke rregulluar defektin e krijuar, ndërsa Halimi ka hyrë në dhomën e regjistrimit.

Linda Halimi ka njoftuar se versioni përfundimtar i këngës “Botë” do të dalë së shpejti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036796092987061
array(1) { ["section"]=> string(101) "shpetim-saraci-ngec-poshte-tastieres-se-miksimit-ne-studio-kengetarja-e-nxjerr-live-ne-facebook-69071" }