Situata më e rëndë nga përmbytjet është në zonën e Valiasit në Kamëz ku niveli i ujit ka shkuar në 1.5 metër.
10 persona të bllokuar për më shumë se dy orë, mes tyre 5 fëmijë, janë evakuuar falë Forcave të Armatosura dhe ekipeve të emergjencave.
Po ashtu është bërë i mundur zhbllokimi i një mjeti zjarrfikës që kishte ngelur i bllokuar në këtë zonë si pasojë e përmbytjeve të mëdha.
Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollcaku.