Shpëtojnë efektivët e ngecur në kanion, një bari bëhet heroi i ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:38 13-05-2017 Shpëtojnë efektivët e ngecur në kanion, një bari bëhet heroi i ditës

Pas përpjekjeve të vazhdueshme me helikopterë dhe alpinistë të forcave të RENEA-s shpëtojnë dje dy efektivët e policisë të bllokuar mbi kanionet e Nivicës në Tepelenë. Heroi i ditës u bë një person që s’pritej. Një bari zonës.

Ishte pikërisht bariu i zonës, i cili bashkë me disa efektivë të policisë përmes shtigjeve që vetëm ai i dinte kanë gjetur rrugën dhe kanë shpëtuar dy efektivët e bllokuar në majë të kanionit që prej natës së të premtes. 

Në majë të kanionit u bllokua shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, teksa po kryenin një kontroll në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës për bimë narkotike. Në këtë kanion efektivët qëndruan për mbi 12 orë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saranda goditet nga një tjetër krim ku mbetën të ngordhur dhjetëra qen brenda disa orësh.
Këta janë mercedesët e zinj që prinë protestuesit e opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.0041899681091309
array(1) { ["section"]=> string(73) "shpetojne-efektivet-e-ngecur-ne-kanion-nje-bari-behet-heroi-i-dites-78480" }