Shpiket ilaçi për astmën, më pak jetë të rrezikuara

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:46 08-08-2016 Shpiket ilaçi për astmën, më pak jetë të rrezikuara

Pas gati 20 vitesh, shpiket ilaçi i ri për astmën, i cili ka potencialin të përmirësojë gjendjen e personave që vuajnë prej kohësh nga ky problem. Ilaçi i ri është vlerësuar si “revolucionar për trajtimin e astmës”.

Gati 5.4 milionë njerëz vuajnë nga astma në Britani dhe tre njerëz vdesin çdo ditë për shkak të sulmeve nga astma, shkruan në një artikull të saj "The Telegraph".

Ilaçi i ri, i quajtur  Fevipiprant, funksionin duke ndaluar hyrjen e qelizave inflamatore tek rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që riparon dëmtimet për të parandaluar sulmet. Ai ka potencialin të përgjysmojë numrin e sulmeve nga astma dhe të shpëtojë qindra jetë njerëzish çdo vit.

Shoqatat e pacientëve astmatikë kanë  treguar se ky ilaç i ri ka shfaqur përmirësime në gjendjen e pacientëve, ndërkohë që vetë pacientët pranojnë se ai u ka ndryshuar jetën.

Gjatë testeve të para që i janë bërë këtij ilaçi, rezultoi se ai kishte potencialin për të përmirësuar gjendjen e pacientëve. Në studimin e kryer nga studiuesit e Universitetit Leicester, në Britani, u përfshinë 60 pacientë, të cilët përdornin aparat për thithje ilaçi dhe kontrolloheshin rregullisht nga mjeku.

Gjysma e grupit morën pilulën Fevipiprant për tre muaj, ndërsa gjysma tjetër vazhduan të përdornin medikamentet e zakonshme.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë panë se pacientët që kishin marrë pilulën “Fevipiprant” kishin më pak qeliza inflamatore në rrugët e frymëmarrjes, që mund të jenë shenja kryesore të astmës.

Një paciente e cila kishte vuajtur për 16 vite nga astma tregon se pasi mori ilaçin gjendja e saj filloi të përmirësohej.

“Pasi mora ilaçin ndihesha një njeri krejt ndryshe. Për herë të parë pas kaq vitesh jam ndierë shumë, shumë mirë. Për mua është një ilaç mrekulli, dhe mezi po pres që të hidhet në treg, sepse mendoj se mund të bëjë një diferencë të madhe tek unë, tregon 54-vjeçarja Gaye Stokes.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Novaratis është në fazën e tretë të testimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026976823806763
array(1) { ["section"]=> string(56) "shpiket-ilaci-per-astmen-me-pak-jete-te-rrezikuara-49134" }