"Shpirti kam gjetur një pallto, por është 1 milion e 400. Ta blej?", ‘’ Merre shpirti, mos e mendo shumë’’.Pasaniku tironc flet në telefon në palestrën në kryeqytet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:52 04-12-2015

Moment nga një palestër në Tiranë: "Shpirti kam gjetur një pallto, por është 1 milion e 400. Ta blej?", ‘’ Merre shpirti, mos e mendo shumë’’. Pasaniku tironc flet në telefon në palestrën në kryeqytet me gruan e tij, por ndodh e pabesueshmja.

E gjithë kjo situatë është treguar nga gazetari Blendi Salaj.

“Tek dhomat e zhveshjes në palestër, i bie telefoni njërit, nja 10 zile dhe më në fund ky e ngren dhe kalon në "speaker", kështu që edhe nja dy, tre të tjerë aty mund ta dëgjonim telefonatën. Nga ana tjetër fliste një grua.

"Shpirti, kam gjetur një pallto, por është 1 milion e 400. Ta blej?"

"A të rri bukur zemër?"

"E di sa mirë dukem. Është pallto yll o lali."

"Merre shpirti, mos e mendo shumë." - i thotë ky zotëria. Pastaj gruaja vijon,

"Kur të dal që këtu do shkoj tek vila. Ajo më tha 950,000 euro"

"Po na e dhanë 900,000 e marrim. Mbi 900,000 nuk e duam thuaji, se ka për ta ulur 50 mijë ajo, mbaje mend."

"Po ra dakord për 900, ta firmos?"

"Firmose shpirt dhe ta gëzojmë se alamet vile ishte."

"Zemra, do më blesh makinë me 50-shen që kursjemë? Dua një Posrche"

"Kalo vetë nga Porsche më vonë se unë nja dy orë jam në palestër. Po të pëlqeu ndonjë, prenotoje."

"Mirë zemra, ika. Të dua."

"Edhe unë të dua." - i thotë ky burri dhe e mbyll. Pastaj kthehet nga ne aty dhe pyet: "I kujt është ky telefoni mo?"”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022993803024292
array(1) { ["section"]=> string(158) "shpirti-kam-gjetur-nje-pallto-por-eshte-1-milion-e-400-ta-blej-merre-shpirti-mos-e-mendo-shume-pasaniku-tironc-flet-ne-telefon-ne-palestren-ne-kryeqytet-26933" }