Shpjegohet Majko: Nuk zgjodha mes Shqipërisë dhe PS, shpresoj të jetë lajthitje gazetareske

Publikuar tek: politike, më 19:55 09-03-2016 Shpjegohet Majko: Nuk zgjodha mes Shqipërisë dhe PS, shpresoj të jetë lajthitje gazetareske

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas lajmit të publikuar në të gjithë mediat, lidhur me zgjedhjen e disa deputetëve mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, të nxitur fillimisht nga Ben Blushi.

“Nuk jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se sa partia”, ishin fjalët e Majkos që u transmetuan në media nga brenda mbledhjes. Por, deputeti socialist mohon të ketë thënë diçka të tillë.

Ai ka përgënjeshtruar këtë deklaratë duke sqaruar se çfarë kishte thënë në mbledhjen e Asamblesë. “Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste!”. Ky është komenti im në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Si rregull, nuk pranoj leksione patriotizmi nga askush. Sepse ai është akt dhe jo fjalë”, shkruan Majko në Facebook.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

Përgënjeshtrim

Shpresoj të jetë një lajthitje gazetareske për një gazetë të cilën e konsideroj serioze si “Panorama”. Sipas saj se në mbledhjen e Asamblesë paskam thënë “Nuk jam dakord që Shqipëria ka më rëndësi se sa partia”.

“Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste!”. Ky është komenti im në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Si rregull, nuk pranoj leksione patriotizmi nga askush. Sepse ai është akt dhe jo fjalë.

Gazetaria bëhet me thonjëza kur burimi i informacionit nuk është thashethem. Shpresoj në përgënjeshtrim të shpejtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Të rrojë Partia! Këta janë çmend të gjithë…", shpërthen Jozefina Topalli
Joleza Koka shkel statutin, publikon vendimin e Asamblesë dhe ai përmban një detaj qesharak »
Article Logic
Execution time: 0.01544713973999
array(1) { ["section"]=> string(95) "shpjegohet-majko-nuk-zgjodha-mes-shqiperise-dhe-ps-shpresoj-te-jete-lajthitje-gazetareske-34681" }