Shpresat fitojnë bindshëm takimin e sotëm, trajneri i kuqezinjve i kënaqur me të rinjtë

Publikuar tek: sport, më 22:44 21-01-2017 Shpresat fitojnë bindshëm takimin e sotëm, trajneri i kuqezinjve i kënaqur me të rinjtë

Sot, shpresat e Kombëtares nuk janë lënë pushim, por kanë zhvilluar një tjetër takim ndaj ekipit U-17 të Akademisë së Futbollit, ku kanë fituar me rezultatin e thellë 7-0.

Trajneri Alban Bushi nuk i ka lënë të lirë ditën e sotme, ashtu sikurse ishte menduar, por i ka grumbulluar ata.

Gjatë paradites të rinjtë kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, ndërsa pasdite kanë zhvilluar takimin e radhës. Kuqezinjtë kanë dominuar në këtë ndeshje të fituar me rezultatin e thellë 7-0, takim nga i cili Bushi ka mbetur i kënaqur.

Formacioni titullar: Dajsinani, Maloku, Amidi, Voca, Sahiti, Zenuni, Kallaku, Gjoka, Merkaj, Shabani, Kabashi.

Golat:

Shabani, min.30

Mustafa, min. 50.

Gjoshi, min.57.

Deliu, min.74.

Merkaj, min.79.

Mustafa, min.84.

Deliu, min.88.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri Gatuzo i beson Manajt, futbollisti e zhgënjen që në takimin e parë
Çështja e ditës/ Pro apo kundër Partizanit në “Selman Stërmasi”, ja llogaritë që bën Ylli Aga »
Article Logic
Execution time: 0.033607959747314
array(1) { ["section"]=> string(92) "shpresat-fitojne-bindshem-takimin-e-sotem-trajneri-i-kuqezinjve-i-kenaqur-me-te-rinjte-66238" }