Shpresë për Emiliano Sala, ekspertët zbulojnë të tjera detaje

Publikuar tek: sport, më 11:24 24-01-2019 Shpresë për Emiliano Sala, ekspertët zbulojnë të tjera detaje

Në tre ditë pas zhdukjes, ende nuk ka asnjë gjurmë për futbollistin Emiliano Sala.

Sipas ekspertëve të aviacionit, avioni me të cilin po udhëtonte futbollisti i Premier League mund të jetë rrëzuar nga një masë akulli që ka pasur një nga krahët.

Ndërkaq, mediat e huaja raportojnë se policia e Guernseyit rifilloi kërkimet për të gjetur rrënojat e avionit këtë mëngjes.

"Ne po fillojmë kërkimet duke përdorur aeroplanin e Kërkimit Ajror të Kanalit Channel të Burhou, Casquets, Alderney, në bregun verior të gadishullit të Cherbourg, në bregun verior të Jersey dhe pastaj mbrapa Sark", tha policia.

Një ekspert i aviacionit ka thënë se besojnë se mesazhet në WhatsApp të Sala treguan gjendjen e avionit i cili drejtohej nga piloti Dave Ibbotson, ku sipas tyre mund të jetë rrëzuar si pasojë e masës së akullit që kishte në njërin nga krahët.

Eksperti i tha The Sun se: "Ka njoftime se futbollisti po shkruante duke thënë se avioni po lëkundej pasi po thyhej akulli që kishte në krah".

Ata shtuan se avioni mund të ketë zbritur në ndonjë vend, përndryshe rrënojat do të ishin gjetur deri më tani.

TributesSalaCardiff2301j.jpg

12nantes2301.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krahasimi i Lorik Canës: Kosova po bën atë që Shqipëria nuk e arriti për 80 vite (Ç'thotë për Panuccin)
»
Article Logic
Execution time: 0.0044600963592529
array(1) { ["section"]=> string(67) "shprese-per-emiliano-sala-ekspertet-zbulojne-te-tjera-detaje-150121" }