Shpronësimet te “Pazari i Ri”, publikohet shuma e parave që do marrin banorët

Publikuar tek: ekonomi, më 17:56 13-04-2016 Shpronësimet te “Pazari i Ri”, publikohet shuma e parave që do marrin banorët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpronësimin e banorëve që preken nga rikualifikimi i sheshit “Avni Rustemi” dhe “Pazari i Ri” në Tiranë.

Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme në këtë zonë do kompesohen me vlerën e përgjithshme prej 85 945 757 (tetëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e dyzet e pesë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekësh.

Vendimi:

Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Leje ndërtimi për rikualifikimin urban të sheshit “Avni Rustemi” dhe “Pazarit të Ri”.

 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, dhe të
 
neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të
 
përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi
 
i projektit, “Leje ndërtimi për rikualifikimin urban të sheshit “Avni Rustemi” dhe Pazarit të Ri”.
 
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
 
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës
 
përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të
 
përgjithshme prej 85 945 757 (tetëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e dyzet e pesë mijë e shtatëqind e
 
pesëdhjetë e shtatë) lekësh.
 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 85 945 757 (tetëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e dyzet e pesë mijë
 
e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e
 
Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit
 
2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
 
 
5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
 
6. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur
 
dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Tiranë.
 
7. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të
 
Paluajtshme Tiranë, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë,
 
të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, të
 
miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
 
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e
 
shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale
 
si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
9. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
 
Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij
 
vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024516820907593
array(1) { ["section"]=> string(80) "shpronesimet-te-pazari-i-ri-publikohet-shuma-e-parave-qe-do-marrin-banoret-37611" }