Shqetësimi i akademikut Tole për përjashtimin e grupit të fëmijëve nga Festivali i Gjirokastrës

Publikuar tek: kulture-art, më 14:51 16-04-2015

Akademiku Vasil Tole është indinjuar pas përjashtimit të grupit polifonik “Argjiro”, dhe grupit iso-polifonik të fëmijëve gjirokastritë "Obelisku", nga Festivali i Gjirokastrës.

“Përjashtohet nga pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës grupi iso-polifonik i fëmijëve gjirokastritë "Obelisku", shembulli më i keq që mund të jepet për transmetimin e trashëgimisë sonë shpirtërore tek fëmijet dhe të rinjte tanë”, shkruan akademiku Tole i cili  prej ditësh bën apel për të reaguar ndaj këtij vendimi të cilin e ka cilësuar si absurd.

“Nuk dinë të këndojnë”, është arsyeja që jep komisioni i cili ka marrë vendimin por kjo për studiuesin është një gjë e pakuptimtë dhe si për të ilustruar këtë publikon një video të grupit të fëmijëve. Festivali Folklorik i Gjirokastrës pas zhvendosjes nga muaji prill do të nisë më datë 10 maj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen “Pritja”, filmi që u frymëzua nga vizita e Papës në Shqipëri
Lahutarja e vetme shqiptare, përjashtohet nga Festivali i Gjirokastrës »
Article Logic
Execution time: 0.021975994110107
array(1) { ["section"]=> string(100) "shqetesimi-i-akademikut-tole-per-perjashtimin-e-grupit-te-femijeve-nga-festivali-i-gjirokastres-8900" }