Shqetësimi i Braçes: Vitin tjetër nuk do shkoni dot në Livadh e Himarë, thirrje qeverisë

Publikuar tek: politike, më 18:12 11-08-2015 Shqetësimi i Braçes: Vitin tjetër nuk do shkoni dot në Livadh e Himarë, thirrje qeverisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për shkatërrimin e rrugës që të çon në plazhin e mrekullueshëm të Livadhit në Himarë, duke thënë se një përrua shkatërrues gjatë dimrit ka shembur murret mbrojtëse të rrugës.

Një përrua i tharë në verë, por shkatërrues në dimër, ka ardhur dy herë dhe ka shembur muret që mbrojnë rrugën.

Shihini;  Muret kanë rënë dhe gërryerja po merr rrugën! Vjet nisi, këtë vit ishte më keq; Vitin tjetër rruga do bjerë! Livadhi është poshtë Kalasë së Himarës, një gji i bukur e mbi të gjitha i qetë”, shkruan Braçe.

Deputeti i PS-së thotë se ky vend deri më tani ka shpëtuar nga ai që e quan “Alban ii Tmerrshëm”, dhe që nuk e dimë çfarë nënkupton me siguri: “Albani i Tmerrshëm s’ka mbërritur atje me zhurmën e llumin karakteristik.”

Ndërsa ngre alarmin, Braçe i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë për të garantuar rrugën për pushuesit e vitit tjetër, dhe jo vetëm, por edhe të banorëve të zonës.

bracerruga.jpg

Një thirrje kam për agjensitë e Qeverisë: Shpëtojeni rrugen e Livadhës, mendoni dhe për ata që pushojnë ende në Shqiperi-Livadh”, shkruan Erion Braçe, bashkangjitur me foton e rrugës së dëmtuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj do “çlirojë” Kalanë e Petrelës: Nuk do të ketë më kafeneizim të aseteve publike
12 bashki të majta nuk përfshihen në bllokimin e lejeve të ndërtimit »
Article Logic
Execution time: 0.01751708984375
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqetesimi-i-braces-vitin-tjeter-nuk-do-shkoni-dot-ne-livadh-e-himare-thirrje-qeverise-18199" }