Shqetësimi publik në rritje? Vasili i LSI: Do publikojnë burimet e financimit të partisë. Paketa e Ramës për t’u përshëndetur

Publikuar tek: politike, më 17:24 16-11-2015 Shqetësimi publik në rritje? Vasili i LSI: Do publikojnë burimet e financimit të partisë. Paketa e Ramës për t’u përshëndetur

Kreu i Grupit Parlamentar të LSi, Petrit Vasili, ka dalë në një konferencë për mediat për të shprehur qëndrimin e prerë të LSI pro paketës për dekriminalizimin. Vasili tha se LSI do jetë transparente pas çdo aktiviteti duke treguar burimet e financimit, nisur nga fakti që shqetësimi publik lidhur me këtë ka qenë gjithnjë në rritje.

“Burimet e financimit do të bëhen publike jo më vonë se dy ditë pas mbajtjes së një aktiviteti, jo vetëm duke u nisur nga një shqetësim publik që ka qenë gjithnjë në rritje, dhe ka afektuar pastaj edhe opinionin publik dhe median, LSI në platformën e saj të sapomiratuar ka vendosur të miratojë platformën e dekrimnalizimit dhe të distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale, jemi të vendosur të respektojmë barazinë gjinore, përfaqëësimin jo më pak se 50% të grave”, tha Vasili duke shtuar :” Të përfshijmë të rinjtë në vendimmarrje, të kufizojmë përfaqësimin e biznesmenëve me qëllim shmangien e konfliktit të interesit në këto raste si dhe transparenca, ligjshmëria bashkëpunimi, modestia dhe raporti i të zgjedhurve me qytetarët të jenë vlera të panegoicueshme për LSI”.

“LSI kërkon prerë e qartë zbatimin e ligjeve të shtetit”, theksoi Vasili në deklaratë ndërsa përshëndeti paketën e prezantuar nga kryeministri Rama.

“Paketa e kryeministrit Rama është për t'u përshëndesur pasi pason një aksion të gjerë kundra informalitetit bashkë me këtë aksion në një mënyrë apo në një tjetër i është bërë një skaner fiskal, kur ai abuzon, kur është në kufijë e mbijetesës. Kjo fushatë është për t’u përshëndetur dhe ka ardhur në kohën e duhur”, përmbylli kreu i Grupit Parlamentar të LSI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Platforma e LSI, Meta i bën thirrje përfaqësuesve: Distancohuni nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën
Basha: E kapëm me presh në dorë, Rama kopjoi propozimet tona për biznesin e vogël »
Article Logic
Execution time: 0.022698163986206
array(1) { ["section"]=> string(128) "shqetesimi-publik-ne-rritje-vasili-i-lsi-do-publikojne-burimet-e-financimit-te-partise-paketa-e-rames-per-t-u-pershendetur-25564" }