“Shqipëri e madhe”, Mesila Doda: 3 shtete shqiptare të ndara mes tyre ose bashkim de facto

Publikuar tek: politike, më 16:56 12-06-2015 “Shqipëri e madhe”, Mesila Doda: 3 shtete shqiptare të ndara mes tyre ose bashkim de facto

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Aleancës së Grave Mesila Doda, ka folur për  “Shqipërinë e madhe” duke thënë se sipas saj ose do jenë tre shtete shqiptare të ndara mes tyre, ose do jetë një bashkim de facto.

“Ose do jenë tre shtete shqiptare të ndara mes tyre, ose do jetë një bashkim de facto, më së pari ekonomik kultural e shpirtëror dhe më pas me respektimin e dëshirës së shqiptarve banues në këto troje për formën më të mirë të bashkimit.

Unë personalisht ëndërroj një shtet shqiptar të përbashkët në një sistem politik federativ të ngjashëm me atë Gjerman, ku secila palë të ketë mundësinë e një zhvillimi territorial dhe njerzor të ndryshëm, por me infrastrukturë shtetërore e kostitucionale të përbashkët. Duhet të jemi të bindur që vetëm bashkimi sjell fuqinë e munguar në shekuj”, ka thënë Doda për portalin maqedonas ExPress.mk .

“Ky është shekulli i shqiptarve. Ne duhet thjesht të ndjekim ritmin e kohës dhe të progresit, të mos biem pre e ekstremizmit fetar dhe injorancës, por të jemi ndër popujt e mënçur e punëtor që i përkushtohen çdo ditë të ardhmes së tyre. Në Europë shkohet me një identitet nacional të mirëpërcaktuar, dhe në këtë identitet e kemi të përbashkët, Duhet më së pari të gjejmë mes vedi dashurinë e munguar dhe dëshirën për një rrugë të përbashkët”, ka shtuar deputetja Doda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Boçi: Ajola Xoxa avokate e parave të pista të Bechettit
PDIU: Deklaratat e Kotzias të papranueshme, neonazistët janë në parlamentin grek »
Article Logic
Execution time: 0.025103092193604
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqiperi-e-madhe-mesila-doda-3-shtete-shqiptare-te-ndara-mes-tyre-ose-bashkim-de-facto-13400" }