Shqipëri - Gjermani, nënshkruhen 6 marrëveshje, projekte me vlerë 118 milionë euro

Publikuar tek: politike, më 18:58 06-07-2015 Shqipëri - Gjermani, nënshkruhen 6 marrëveshje, projekte me vlerë 118 milionë euro

Dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, midis Shqipërisë dhe Gjermanisë janë nënshkruar 6 marrëveshje të bashkëepunimit financiar projektet e te cilave kapin vrerën totale prej 118 milionë euro.

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha se këto projekte të rëndësishme të nënshkruara vetëm dy ditë para vizitës së kancelares Merkel, i hapin rrugën një sërë projekteve të rëndëshishme.

“Kjo është një ditë shumë e mirë në mënyrë të veçantë për marrëveshjen. Nënshkruam 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar, me një volum prej 118 milionë euro. Për këto marrëveshje është punuar për shumë ditë. Dua të falënderoj të gjitha ministritë e linjës.

Mjaft i kënaqur jam dhe me faktin se dy ditë para vizitës së Kancelares Merkel, arritëm të nënshkruanim këto marrëveshje. nëpërmjet marrëveshjeve do të vëmë në dispozicion kredi të ndryshme. Me rëndësi është që të konkretizojmë marrëveshje të tilla. Një temë tjetër është dhe ajo e menaxhimit të mbetjeve, një temë e rëndësishme për Shqipërinë”, tha ambasadori Helmut Hoffman.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë: Projekti i Ramës është betonizimi, u blenë masivisht votat
Gazetarja e njohur çeke: Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vij me pushime »
Article Logic
Execution time: 0.024349927902222
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiperi-gjermani-nenshkruhen-6-marreveshje-projekte-me-vlere-118-milione-euro-15473" }