Shqipëri-Itali bashkëpunim për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

Publikuar tek: kulture-art, më 12:24 29-05-2015 Shqipëri-Itali bashkëpunim për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

Ministria e Kulturës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Palazzo Spinelli Per L’arte e il Restauro Shqipëri, për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

“Vlen të theksohet këtu bashkëpunimi i rëndësishëm për rijetëzimin e Pallatit të Brigadave, një projekt madhor yni, i cili në bashkëpunim me Fondacionin Amerikano Shqiptar të Zhvillimit do të japë shpejt rezultatet e pritshme. Marrëdhënia jonë me Italinë shkon përtej eksperiencave dhe historive, prej mëse dy vitesh po ndajmë edhe dijen dhe profesionalizmin në fushën e trashëgimisë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ndërsa Emanuele Amodei, Drejtor i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli tha se : “Ky është një moment historik për Shqipërinë. Si një vend i pasur në trashëgimi kulturore ai duhet ti prezantohet Evropës duke shfaqur identitetin e vet kulturore. Zgjodhëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë për trashëgiminë e saj të pasur dhe për këtë identitet të fortë kulturor. Ky është vetëm fillimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme. Jemi këtu për t’u treguar fëmijëve tanë dhe brezave pas nesh këtë identitet shqiptare, që e vlerësoj fort, sepse Shqipëria duhet të ketë vendin e vet në familjen e madhe evropiane”, tha ai.

Projekti i parë me Shqipërinë, në bashkëpunim me IMK ka nisur me ngritjen e laboratorit të restaurimit në Berat, me ndihmën përmes kurseve të trajnimit për specialistë të restaurimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një grua shqiptare emigrante në Londër
Sonte gjysmëfinalja e “Amici”, balerina shqiptare Klaudia Pepa pret mbështetje »
Article Logic
Execution time: 0.018640995025635
array(1) { ["section"]=> string(72) "shqiperi-itali-bashkepunim-per-mbrojtjen-e-monumenteve-te-kultures-12225" }