Shqipëri-Izrael, drejtësia do të vendoset nga arbitri i finales së Champions

Publikuar tek: sport, më 20:28 04-09-2018 Shqipëri-Izrael, drejtësia do të vendoset nga arbitri i finales së Champions Kombëtarja shqiptare e futbollit

UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet ditën e premte në stadiumin “Elbasan Arena”. 

Ai do të jetë hungarezi Viktor Kasai, i cili në vitin 2011 ka vendosur drejtësi në finalen e Champions League mes Barcelonës dhe Manchester United.

Në këtë mënyrë duket se i është kushtuar një vëmendje e veçantë kësaj sfide, kur kujtojmë se ndeshja e parë para dy viteve mes dy ekipeve krijoi mjaft polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarit të atëhershëm gjerman.

Kasai ka gjykuar edhe më parë Shqipërinë, pikërisht në sfidën kualifikuese për “Euro 2016”, kundër Danimarkës të përfunduar në barazim 1-1.

kasai.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pendohen Xhaka e Shaqiri, kërkojnë falje për simbolin e shqiponjës
Copëza nga “Qemal Stafa” te stadiumi i ri, merr formë hyrja e “Arenës Kombëtare” (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.28177499771118
array(1) { ["section"]=> string(82) "shqiperi-izrael-drejtesia-do-te-vendoset-nga-arbitri-i-finales-se-champions-133179" }