Shqipëri-Kosovë, dy ministret tur ekonomik në Sarandë, Ekonomi: Mundësi për të tërhequr investime të huaja

Publikuar tek: ekonomi, më 20:20 10-03-2017 Shqipëri-Kosovë, dy ministret tur ekonomik në Sarandë, Ekonomi: Mundësi për të tërhequr investime të huaja

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami kanë zhvilluar sot një tur ekonomik në Sarandë, shoqëruar dhe nga një grup prej 30 biznesmenësh nga Kosova.

Synimi i këtij turi ishte njohja e bizneseve të Kosovës me aktivitetin e biznesit në Sarandë me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Vizita zhvillohet pas një turi të ngjashëm që bizneset e Sarandës zhvilluan pak kohë më parë në Kosovë.

Ministrja Ekonomi duke folur në takimin e përbashkët të bizneseve mëngjesin e sotshëm, tha se synimi është të nxiten bashkëpunimet ekonomike mes vetë kompanive kosovare dhe shqiptare. Takimet B2B japin mundësinë që eksportet e produkteve të caktuara të gjejnë më shumë hapësirë në tregjet rajonale dhe ato europiane,- tha Ekonomi. Ajo shtoi se forcimi i këtij bashkëpunimi mes dy vendeve krijon mundësi më të mira që të tërheqim investime të huaja në rajonin tonë.

6_1.jpg

Ministrja e Kosovës, Hykmete Bajrami tha se fakti që kemi një gjuhë dhe një kulturë favorizon bashkëpunimin ekonomik dhe tashmë klima e të bërit biznes është përmirësuar. 

E pranishme në këtë takim ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka e cila kërkoi që biznesi hotelier i Sarandës të vihet në kontakte me agjencitë e udhëtimit në Kosovë dhe anasjelltas. 

Sa i takon turizmit, Saranda ka filluar të jetë destinacioni i preferuar i kosovarëve për pushime. Vitin e shkuar numri i turistëve kosovare në Sarandë u rrit me 30%.

Pas takimit të përbashkët, u zhvillua një tur interesant në qendrën e Depurimit të Midhjes,  dhe më pas në zonën me të pasur me agrume në Xarrë, Konispol. Aty u vizituan plantacionet me mandarina, portokalle e limona. 

Në fakt Xarra furnizon prej vitesh tregun kosovar me agrume. Kjo zonë ka rreth 800 ha të mbjella me agrume dhe prodhon 17 tonë manderina, nga këto 7-8 tonë ose 60% shkon për eksport në Kosovë. Por jo vetëm në Kosovë. Manderina e Xarrës tashmë po eksportohet në Çeki, Poloni, Kroaci. Synimi është që prodhimi i kësaj zone të shtohet në vitet e ardhshme: të mbillen 1000 ha me agrume, dhe të prodhohen 30-40 mijë tonë në 5 vitet e ardhshme.

Duke vizituar këtë zonë dhe duke biseduar me prodhuesit, Ministrja Ekonomi premtoi se qeveria po bën të pamundurën të lehtësojë barrierat doganore dhe të krijojnë lehtësira që eksportet të vijojnë drejt tregjeve të reja. Kjo zonë duhet të shihet e lidhur edhe me turizmin, dhe tashmë janë krijuar disa ferma agroturizem të pëlqyera nga turistët. Nuk mund të mungonte në gjithë këtë tur një vizitë në Butrint, vendin e trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga Unesco. 

Vizita kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore me përfaqësuesit nga Kosova. Marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm. Në Shqipëri janë 783 subjekte të regjistruara, sipas të dhënave nga QKB 2017.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032075881958008
array(1) { ["section"]=> string(109) "shqiperi-kosove-dy-ministret-tur-ekonomik-ne-sarande-ekonomi-mundesi-per-te-terhequr-investime-te-huaja-71484" }