'Shqipëri o nëna ime', Gëzim Nika zbulon si lindi kënga më e dashur për shqiptarët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:15 19-05-2019 'Shqipëri o nëna ime', Gëzim Nika zbulon si lindi kënga më e dashur për shqiptarët

Gëzim Nika është një ndër këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar. Dhe nëse kujtojmë atë me siguri në mendje na vjen menjëherë kënga "Shqipëri o nëna ime".

I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, ai zbuloi për herë të parë se si lindi ideja e kësaj kënge të kënduar shumë vite më parë.

"Kjo këngë është kënduar në një festival ndërkombëtar. E kemi filluar në Tropojë, dy ditë pa u nis për festival. Është mbyllur pa u bërë refreni. Kurse gjatë rrugës me traget Durrës-Trieste është krijuar refreni.  Më thotë Kolë Susa, kompozitori, ishte ora 1 e ditës, shumë nxehtë. I them shkojmë hamë drekë te shtëpia ime dhe kemi në 4 prova. Jo tha, do bëjmë një këngë. O do të qeshin të gjithë me neve, o do të jetë kënga më e bukur shqiptare. Hapi pianon. E bëri atë pjesën "Kur dëgjon zanin e nanës", e shkruajti dhe e futi në xhep. Pas 3-4 ditësh u nisëm për Durrës. Kur hipëm në traget, merr fizarmonikën Kola dhe duke iu larguar Durrësit bëri pjesën "Shqipëri o nëna ime". Aty ishte një miku jonë, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafai dhe i thotë, na fol me italianët të gjejnë një dhomë se do montojmë një këngë. Më pas shkuam në Zvicër, si do ja vendosim emrin, thamë mërgimtari.

Nuk isha i sigurtë në këngë se ishte hera e parë që e këndoja në skenë. Një gjë më bëri përshtypje se sa bëra recitativin, kishte shumë njerëz, u ndërpre kënga. U ndërpre me duartrokitje. Ishin pak të cuditshme se filluan: "Parti Enver, Enver Hoxha". Unë rrija si i ngrirë se nuk futesha dot. Dikur u kthyen, Kosovë, Republikë. Dikur hyra dhe thashë 'Kam ndërmend ditë e natë'.

E cuditshmja është se publiku e kapi refrenin shumë shpejt. E quaj veten me fat që e kam patur për herë të parë", tha ai.

nika.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011894941329956
array(1) { ["section"]=> string(86) "shqiperi-o-nena-ime-gezim-nika-zbulon-si-lindi-kenga-me-e-dashur-per-shqiptaret-164843" }