Shqipëri-Protugali, “provë gjenerale” për ndeshjen kundër Serbisë

Publikuar tek: sport, më 18:58 25-08-2015 Shqipëri-Protugali, “provë gjenerale” për ndeshjen kundër Serbisë

Tashmë është bërë e njohur se çdo biletë do të jetë e personalizuar, pra çdo kush që hyn në stadium duhet të disponojë një mjet identifikimi që të jetë në sinkron të plotë me emrin e shënuar në biletën e tij, megjithatë pak më e komplikuar do të jetë rruga drejt përfitimit online të lejakalimit për ndeshjen.

Ai që aplikon për një biletë me këtë sistem i cili është vendosur prej disa kohësh në dispozicion nga federata shqiptare e futbollit, duhet të depozitojë shumën e kërkuar në bankë nën emrin e tij personal, e më pas me marrjen e mandatit duhet ti drejtohet zyrave të federatës ku do të përfitojë edhe biletën fizike, transmeton KP.

Një nga pikat ku të gjithë të interesuarit duhet të tregohen më të kujdesshëm është përputhshmëria e emrit të shkruar në biletë me atë të mjetit të identifikimt, pasi nëse ndryshon edhe një gërmë e vetme, atëherë nuk do të lejohet hyrja në stadium.

Masa vërtetë të rrepta për të parandaluar çdo incident të mundshëm dhe për të bllokuar ata persona që në të shkuarën kanë qenë problematikë në stadiumet e futbollit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026890993118286
array(1) { ["section"]=> string(68) "shqiperi-protugali-prove-gjenerale-per-ndeshjen-kunder-serbise-19160" }