Shqipëri-Rumani, diskutime për vendosjen e linjës direkte të fluturimit

Publikuar tek: ekonomi, më 18:51 25-01-2016 Shqipëri-Rumani, diskutime për vendosjen e linjës direkte të fluturimit

Shqipëria dhe Rumania kanë nisur diskutimet për vendosjen e një linje direkte fluturimi mes kryeqyteteve të të dyja vendeve. Ambasadori ynë në Bukuresht, Ilir Tepelena është takuar me  Ministrin e Transportit të Rumanisë, Dan Marian Costescu dhe temë qendrore e bisedës ka qenë pikërisht kjo çështje.

Linja ajrore direkte mes Tiranës dhe Bukureshtit mund të vendoset përmes kompanisë rumune “Tarom”, e cila operon në 79 aeroporte në mbarë botën.

Gjithsesi, palët janë ende në nivel diskutimesh dhe në muajt e ardhshëm pritet të mësohen më shumë detaje lidhur me një marrëveshje të mundshme.

Pak kohë më parë u vendos linja direkte e fluturimit mes Tiranës dhe Parisit, çka ka ngjallur një interes të madh te qytetarët francez, të cilët po e shohin tashmë Shqipërinë si një destinacion interesant për pushime.

12573114_942331979148375_5122203261866014591_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040185213088989
array(1) { ["section"]=> string(76) "shqiperi-rumani-diskutime-per-vendosjen-e-linjes-direkte-te-fluturimit-30904" }