'Shqipëria, Amerika e italianëve'/ Zbulohen arsyet pse fqinjët përtej detit kanë 'pushtuar' vendin ( VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 21:32 13-01-2018 'Shqipëria, Amerika e italianëve'/ Zbulohen arsyet pse fqinjët përtej detit kanë 'pushtuar' vendin ( VIDEO)

Emisioni italian “Dalla vostra parte” që transmetohet në Mediaset u ka dedikuar një emision të veçantë italianëve të shumtë që jetojnë në Shqipëri. 

Gazetari i emisionit ka vizituar Shqipërinë dhe disa nga shtetasit italianë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Ndërkohë është shprehur se 25.000 italianë jetojnë në Shqipëri. “Kemi arritur në Shqipëri, në Amerikën e Italianëve”- kjo ka qënë fjalia e gazetarit sapo ka mbërritur në Tiranë.

Shumë italianë që jetojnë në vendin tonë janë shprehur se është më mirë të jetosh këtu se në Itali, ndërkohë që kanë ngritur dhe biznese dhe kanë ndërtuar jetën nga fillimi. Sakaq, kanë bërë vizitë në tregun e fruta-perimeve, restorante ku thonë se me pak para mund të blesh shumë gjëra.

"Jetesa këtu kushton shumë pak, qeraja, elektriciteti, çdo gjë kushton më pak, ndryshe nga Italia. Dikur vinin shqiptarët për një jetë më të mirë në Itali, tani jemi ne këtu”- është shprehur një kuzhinier italian që ushtron profesionin në Tiranë.

"Jetohet mirë, ushqesh mirë, është Amerikë”- këto janë fjalët përmbyllëse të italianëve që kanë ardhur në Shqipëri për një jetë më të mirë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Largimi i Gjykatës Speciale, BE presion politikanëve kosovarë
Ambasada gjermane ndryshon procedurat për viza pune »
Article Logic
Execution time: 0.06960916519165
array(1) { ["section"]=> string(105) "shqiperia-amerika-e-italianeve-zbulohen-arsyet-pse-fqinjet-pertej-detit-kane-pushtuar-vendin-video-106472" }