Shqipëria apo partia?! Blushi vë në provë kolegët, ja kë zgjedhin Majko, Balla dhe Bushati

Publikuar tek: politike, më 16:57 09-03-2016 Shqipëria apo partia?! Blushi vë në provë kolegët, ja kë zgjedhin Majko, Balla dhe Bushati

Shqipëria apo partia? ‘’Nëse më duhet të zgjedh mes PS-së dhe Shqipërisë, unë zgjedh të dytën’’, ka deklaruar sot deputeti Ben Blushi në Asamblenë e partisë që po zhvillohet me debate të forta dhe të ashpra. Newsbomb.al zbardhi fjalën e plotë të Blushit në mbledhje, pasi nuk u lejua transmetimi “live” për publikun, përveç në kohën kur foli kryetari Edi Rama.

Një deklarata ngacmuese ka qenë kjo e Blushit për kolegët e tij në parti, të cilët kur kanë marrë fjalën kanë komentuar këtë zgjedhje. Por kë do zgjidhnin në një rast të tillë deputetët Pandeli Majko, Taulant Balla dhe Ditmir Bushati?

“Mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, zgjedh partinë”-, ka deklaruar Taulant Balla.

“S’jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se PS-ja”, është ajo çka ka deklaruar ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka preferuar të jetë më diplomat sa i përket kësaj çështjeje: “Nuk shoh ndonjë ndryshim mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi sulmon Ramën edhe për manipulimin e televizioneve: Kur flet Edi Rama është ‘’Live’’ kur flasim ne të tjerët, spina e TV-ve hiqet
Përfundon Asambleja e PS, Rama: Debat i bukur dhe demokratik. Ruçi: Nuk kam asgjë për të thënë »
Article Logic
Execution time: 0.025063037872314
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqiperia-apo-partia-blushi-ve-ne-prove-koleget-ja-ke-zgjedhin-majko-balla-dhe-bushati-34668" }