Shqipëria del nga monitorimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:43 25-02-2015 Shqipëria del nga monitorimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Një raport i grupit Onsite Team të ICRG (International Country Risk Guide) thotë se Shqipëria nuk do bëjë më pjesë në grupin e vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Raporti është diskutuar dhe miratuar në seancën e ICRG në Paris në datat 24-25 shkurt dhe pasqyron rezultatet në përfundim të një pune gati një vjeçare.

Shqipëria është vendi që ka plotësuar të gjitha mangësitë e raportuara në vite nga FATF (Financial Action Task Force), që monitoron zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në botë. Shtetet anëtare tëkëtij grupi kanë vlerësuar përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.

Sipas raportit, Shqipëria ka adresuar artikujt në planin e veprimit dhe se “zbatimi ka filluar dhe është duke u mbështetur nga qeveria”, përfaqësuesit e së cilës, sipas të njëjtit burim,“treguan një angazhim të fortë për detyrat e tyre në sektorin ligjor dhe financiar, duke reflektuar njohuri të thella dhe vetëdije të fortë në zbatim tëdetyrave të lëna”.

Vlerësimi është dhënë nga Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, që janëtë dyja organizata botërore të cilat bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070168972015381
array(1) { ["section"]=> string(85) "shqiperia-del-nga-monitorimi-i-pastrimit-te-parave-dhe-financimit-te-terrorizmit-4404" }