Shqipëria dhe Kosova me treg të përbashkët energjie

Publikuar tek: ekonomi, më 17:55 10-03-2015 Shqipëria dhe Kosova me treg të përbashkët energjie

Është realizuar sot në Prishtinë mbledhja e parë konstituese e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjitik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është takuar me homologun e tij kosovar Blerand Stavileci, me të cilin kanë shprehur vullnetin e plotë politik që të shkohet në konkretizimin e marrëveshjes së nënshkruar për krijimin e tregut të përbashkët energjitik.

Gjatë konferencës për media, Ministri Gjiknuri deklaroi se është me shumë rëndësi që të ecet sa më shpejt në konkretizimin e projektit dhe se linja e interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë si një damar gjaku që furnizon pikërisht tregun energjitik.

Gjiknuri tha se është diskutuar edhe me qeverinë e Norvegjisë e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ekspertizë teknike dhe mbështetje financiare për të mundësuar krijimin e një tregu funksional energjitik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Komiteti Drejtues ka miratuar përbërjen dhe konstituimin e tre grupeve të punës: grupi për çështjet ligjore-rregullatore; grupi tekniko-operativ dhe grupi financiaro-tregtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023047924041748
array(1) { ["section"]=> string(56) "shqiperia-dhe-kosova-me-treg-te-perbashket-energjie-5476" }