Shqipëria dhe Puglia, marrëveshje bashkëpunimi në turizmin kulturor

Publikuar tek: kulture-art, më 22:39 13-09-2016 Shqipëria dhe Puglia, marrëveshje bashkëpunimi në turizmin kulturor

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe  Presidenti i Rajonit të Puglias, Michele Emiliano, firmosën  në Puglia një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglias.

Gjatë këtij aktiviteti folen edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, këshilltarja për Turizmit për Rajonin e Puglias, Loredana Capone, si dhe drejtuesi i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Rajonit të Puglias, Bernardo Notarangelo. Kjo veprimtari është pjesë e bashkëpunimit të Rajonit të Puglias në projektin ndërkombëtar mes vendeve europiane “Strategjia Adriatiko-Joniane”, të hartuar në 2016.

“Do të bashkojmë kulturën tonë, historinë tonë dhe artin tonë për zhvillimin e përbashkët të turizmit dhe Rajoni i Puglias, me përvojën e tij, është një shembull i madh për t’u ndjekur. Kultura është një nga shtyllat kryesore të Evropës sonë, edhe pse ne ende politikisht nuk jemi pjesë e BE-së, kulturalisht kemi qenë gjithnje e pikërisht për këtë gjë duam të bashkëpunojnë me Puglian dhe Italinë “, tha Kumbaro.

Ndër të tjera, presidenti Emiliano tha se “ndërkohë që Shqipëria po bën ndarjen në rajone në zbatim të kërkesave të Bashkimit Europian për pjesmarrjen në projekte, Italia po ndjek një proces institucional të kundërt. Puglia, duke përfituar nga të qenit shumë më përpara në këtë drejtim, ka lidhur marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë, me qëllim zbatimin e politikave të përbashkëta. Eusair është strategji europiane për të dëshmuar se nga vijmë dhe ku po shkojmë. Shqipëria dëshiron të shkojë larg dhe Puglia që është më përpara, po përpiqet të bashkojë hapin me të”.

Nga ana e saj,  këshilltarja për Turizmin, Loredana Capone,  e cilësoi turizmin e  qëndrueshëm si model për zhvillimin e mëtejshëm. “Ne do të vazhdojmë të stimulojmë operatorët turistikë që japin ndihmesë në valorizimin e fshatrave, qendrave historike, parqeve. Trashëgimia kulturore për ne nuk përmblidhet vetëm në të mirat materiale edhe jomateriale. Nëse pasuritë tona arkeologjike nuk plotësohen me përmbajtje, janë të destinuara të vdesin dhe ne këtë nuk do ta lejojmë. Kjo është arsyeja pse në Paktin për Jug ne kemi parashikuar rreth 45 milionë euro për kulturën dhe 70 milione për turizmin”, theksoi ajo.

Ditën e djeshme, në Puglia u prezantua  nisma “Investim në Eusair: mbi  mundësitë e programeve të bashkëpunimit të Evropës për periudhën 2014-2020  në drejtim të turizmit të qëndrueshëm, pjesë e  projektit AdriaWealth Project Convention”, të zhvilluar në Fiera del Levante.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historia e Rafael Kupës dhe familjes së tij: Nga Shqipëria në Filadelfia, me një ndalesë triumfuese në Itali
Kundërshtojnë me dhunë policinë, arrestohen 2 të rinj të armatosur në Tiranë (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.018183946609497
array(1) { ["section"]=> string(72) "shqiperia-dhe-puglia-marreveshje-bashkepunimi-ne-turizmin-kulturor-52828" }