Shqipëria dhe Serbia, Klosi: Ka ardhur koha për një ndeshje “derby” mes dy vendeve

Publikuar tek: politike, më 09:36 13-09-2015 Shqipëria dhe Serbia, Klosi: Ka ardhur koha për një ndeshje “derby” mes dy vendeve Blendi Klosi, Minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise

Shqipëria dhe Serbia është aktiviteti që po zhvillohet në Hotel Tirana dhe do të vazhdojë nga data 12-16 shtator, në kuadër të bashkëpunimit mes të rinjve të të dy vendeve.

I pranishëm si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ,është edhe Blendi Klosi i cili tha se ka ardhur momenti i bashkëpunimit më të gjerë mes dy vendeve. Klosi solli si shembull ndeshjen futbollistike, si “konflikti” më i freskët me Beogradin.

“Ka ardhur koha që ndeshja e futbollit mos kthehet në një moment deziluzioni, por një moment që njerëzit të ndjehen mirë, ka ardhur koha të jetë një ndeshje derbi mes dy vendeve Ballkanike”, tha ministri ndërsa shprehu dëshirën edhe për një vizitë në Serbi.

“Unë do doja të zhvilloja një vizitë në Beograd me qëllim që këtë aktivitet që jemi duke zhvilluar këtu, ta zhvillonin atje.

Ne si ministri, do përpiqemi që me kolegët serbë me planet e përbashkëta, të bëjmë një rrjet ndërinstitucional bashkëpunimi”, tha Klosi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse mungoi Topalli në homazhet për Azem Hajdarin? "Kohë idealesh", i vetmi reagim i saj
“7 gjërat e Veliajt në 7 ditë”, por kryebashkiaku nuk mjaftohet: Jemi ende larg »
Article Logic
Execution time: 0.016202926635742
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiperia-dhe-serbia-klosi-ka-ardhur-koha-per-nje-ndeshje-derby-mes-dy-vendeve-20648" }