Shqipëria e De Biasit merr 1 pikë në Danimarkë dhe bën historinë, zyrtarisht në play-off

Publikuar tek: sport, më 20:47 04-09-2015 Shqipëria e De Biasit merr 1 pikë në Danimarkë dhe bën historinë, zyrtarisht në play-off

Për herë të parë në historinë e Kombëtarës Shqiptare që prej themelimit të saj, skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi ka arritur që të siguroj zyrtarisht play-off’in e Kampionatit Europian, ndonëse asgjë nuk ka përfunduar këtu.

Në barazim pa gola është mbyllur përballja mes Danimarkës dhe Shqipërisë në stadiumin “Parken”. Një pikë e rëndësishme kjo për Shqipërinë, e cila vazhdon të mos regjistrojë asnjë humbje në grupin I. 

Ka përfunduar në një barazim pa gola përballja mes Danimarkës dhe Shqipërisë në stadiumin “Parken”. Një pikë e rëndësishme kjo për Shqipërinë, e cila vazhdon të mos regjistroj asnjë humbje në grupin I.

Pjesa e parë ishte pozitive për ekipin tonë, i cili ishte i barabartë në fushë me kundërshtarët danezë, por në 45 minutëshin e dytë çdo gjë ishte në favor të vendasve. Kombëtarja jonë tregoi dobësi disa herë në mbrojtje, por fal një Berishe që ishte në maksimumin e tij, porta e Shqipërisë mbeti e paprekur përgjatë gjithë ndeshjes.


Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë-Shqipëri, e vlefshme për kampionatin europian.

Ndonëse, të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira për të shënuar, asnjëra prej tyre nuk ka mundur të realizojë gol.

Ekipi shqiptar po tregon vendosmëri në fushë, përballë një Danimarke që vazhdon të kryej presion të fortë. Mbështetja e tifozëve shqiptarë në “Parken Stadium” është vërtetë për tu vlerësuar. Me mijëra tifozë kuq e zi kanë mbushur shkallët e stadiumit duke qenë vazhdimisht aktiv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, përballje të lehta për “big-ët”
Cana 5 minuta pas përfundmit të ndeshjes urdhër skuadrës: Hani bukë dhe flini gjumë, nesër në mëngjes në stërvitje »
Article Logic
Execution time: 0.019155025482178
array(1) { ["section"]=> string(93) "shqiperia-e-de-biasit-merr-1-pike-ne-danimarke-dhe-ben-historine-zyrtarisht-ne-play-off-19985" }