“Shqipëria e para në listën e zezë të krimit”, reagon Paloka: Paratë e drogës mund të blejnë heshtje ambasadorësh por…

Publikuar tek: politike, më 11:03 12-07-2018 “Shqipëria e para në listën e zezë të krimit”, reagon Paloka: Paratë e drogës mund të blejnë heshtje ambasadorësh por… Edi Paloka

Të shumta kanë qenë reagimet pas publikimit të raportit të Antidrogës Italiane ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanën që ka pushtuar Italinë dhe Europën.

Nënkryetari i PD , Edi Paloka e ka komentuar këtë duke u shprehur se ‘Forca e krimit' është në majat e saj.

“Ndërkohë që kllouni kryeministër fut kokën e tij dhe të Xhafajt nëpër foto me personalitete të botës demokratike në Bruksel, Shqipëria vazhdon të renditet e para në listat e zeza të krimit”, shkruan Paloka në postimin e tij.
Sipas tij, tashme boja i ka dale me kohë dhe paratë e drogës , mund të blejnë heshtje ambasadorësh por nuk mund të sherbejnë për të mashtruar gjithë perëndimin.

Postimi i plotë:

“Forca e krimit” ne majat e saj. 
Nderkohe qe kllouni kryeminister fut koken e tij dhe te Xhafajt neper foto me personalitete te botes demokratike ne Bruksel, Shqiperia vazhdon te renditet e para ne listat e zeza te krimit.
Jo me larg se dje, “Zeri i Amerikes” bente publik raportin vjetor te Antidroges Italiane ku Shqiperia rezulton vendi i origjines per marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropen. 90 ton te kapura ne Itali vetem per vitin 2017.
“Shqiptaret zene vendin e pare ne rrjetet kriminale te huaja te narkotrafikut” -thote raporti sipas VOA.
2 mije shqiptare jane arrestuar ne Itali vetem gjate vitit 2017 per trafik droge.
Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare te lidhura me Ndragheten, kane rol kyc ne trafikimin e kokaines...”
Po raporti i Antidroges Italiane i jep pergjigje dhe propagandes shterpe te “Rilindjes” qe eshte perpjekur si ne cdo gje tjeter, te paraqese nje tjeter realitet duke deklaruar se gjate qeverisjes se PD ka qene e njejta situate.
Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara te trafikimit te droges jane me te lartat ne dekaden e fundit, nderkohe qe vlera me e ulet shenohet ne 2011 me 49 raste”
Ky eshte imazhi qe Edvin Rama i ofron Evropes per Shqiperine nderkohe qe merr ministrin e brendshem me vellain kryetrafikant , ne burg ne Itali , per ta nxjerre ne foto me Merkel qe t’ju a servire shqiptareve si kredenciale per qeverine e tij.
Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges , mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin.
Kllounit te krimit po ja numerojne ditet dhe oret...

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lobimi i PD në SHBA, Balla thirrje kryedemokratit: Lulzim mos u fshih! Sqaro publikun
RAMA publikon FOTON, shikoni si shtrëngon duart me Presidentin TRUMP në Bruksel »
Article Logic
Execution time: 0.0042870044708252
array(1) { ["section"]=> string(120) "shqiperia-e-para-ne-listen-e-zeze-te-krimit-reagon-paloka-parate-e-droges-mund-te-blejne-heshtje-ambasadoresh-por-127646" }