Shqipëria “eleminon” një tjetër tranjer, Challandes i Armenisë jep dorëheqjen

Publikuar tek: sport, më 16:41 30-03-2015 Shqipëria “eleminon” një tjetër tranjer, Challandes i Armenisë jep dorëheqjen

Tranjeri zvicerian i Armenisë Bernard Challandes ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 2-1 mbrëmjen e djeshme kundër Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Federata Armene e Futbollit kishte paralajmëruar përpara ndeshjes se një humbje ndaj Shqipërisë do të thoshte largim të tranjerit 63 vjeçar.

“Erdha tek Armenia rreth një vit më parë dhe qëllimi ishte të avanconim me skuadrën në rrugën drejt Euro 2016. Ishte shkruajtur qartësisht në kontrat se duhet të siguroim pikë për tu kualifikuar, në të kundërt unë do të dorëhiqesha. Prandaj çdo gjë është e qartë për mua tani. Sigurisht jam i zhgënjyer me rezultatet, por jo me Federatën e Armene apo dikë tjetër. Faleminderit tifozëve tanë, të cilët kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e luajtura në shtëpi dhe ato jashtë”, ka thënë Challandes

Kështu Bernard Challandes bëhet tranjeri i radhës që shkarkohet pas ndeshjes me Shqipërinë. I pari ishte portugezi Bento, ku humbja ndaj Shqipërisë brenda në shtëpi u konsideruar e papranueshme për Federatën Portugeze. Advocaat i Serbisë ndonëse u shkarkua pas humbjes ndaj Danimarkës, në konferencë shtypi deklaroi se e gjitha puna që ai kishte bërë me skuadrën serbe, u hodh poshtë pas ndeshjes me Shqipërinë, ndërsa së fundmi është Challandes ai jep dorëheqjen për shkak të humbjes me Shqipërinë. I vetmi që i ka shpëtuar deri më tani Shqipërisë është tranjeri i Danimrakës Morten Olsen, i cili mundi ti vidhte në minutat e fundit të ndeshjes një barazim në Elbasan skuadrës së Gianni de Biasi-t.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja e kombëtares, tifozët armenë u provokuan me flamurin turk (Video)
Nxehet Behrami: Mjaft me këto diskutime, jam zvicerian »
Article Logic
Execution time: 0.018203973770142
array(1) { ["section"]=> string(79) "shqiperia-eleminon-nje-tjeter-tranjer-challandes-i-armenise-jep-doreheqjen-7373" }