Shqipëria më në fund edhe në “Google Street View”, ja si ta përdorni (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:28 10-11-2016 Shqipëria më në fund edhe në “Google Street View”, ja si ta përdorni (Foto)

Pas fotografimit të rrugëve në Shqipëri, Google ka përfunduar edhe procesin e ngarkimit të të gjithë materialit duke bërë qe vendi ynë të jetë tashmë në Street View.

Makinat speciale të Google të pajisura me kamera të shumta kryen disa muaj më parë fotografimin e pjesës më të madhe të rrugëve në Shqipëri. Tashmë ato mund të aksesohen virtualisht me opsionin Street View, të Google Maps, raporton newsbomb.al.

Street View do ndihmojë në përmirësimin e imazhit digjital të Shqipërisë, dhe në masë të madhe do të përmirësoj dukshmërinë për turistët por edhe bizneset në vend, raporton newsbomb.al.

Këtë shërbim mund ta përdorni nga kompjuteri apo smartfoni tuaj duke shkuar në Google Maps, pasi të keni zmadhuar në pjesën që dëshironi mbi territorin e Shqipërisë, mjafton të tërhiqni shenjën e njeriut me ngjyrë të verdhë (djathtas-poshtë) dhe lëshojeni mbi çdo rrugë që dëshironi të shikoni në “Street View”. /Newsbomb.al

Sce33333gshot_1.jpg

Scwer23rtgtgggghot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet foto e 69 vjeçarit nga Kavaja që abuzoi me vajzën e mitur 10 vjeç (NGJARJA)
85 vjeçari shqiptar nga Ulqini që jeton me detin që prej 50 vitesh (PERSONAZHI) »
Article Logic
Execution time: 0.019047975540161
array(1) { ["section"]=> string(76) "shqiperia-me-ne-fund-edhe-ne-google-street-view-ja-si-ta-perdorni-foto-59106" }