Shqipëria me numër të ulët të sipërmarrjeve të mëdha, mbizotërojnë bizneset e vogla

Publikuar tek: ekonomi, më 16:28 22-06-2016 Shqipëria me numër të ulët të sipërmarrjeve të mëdha, mbizotërojnë bizneset e vogla

Sipërmarrjet e mëdha në Shqipëri, mbeten në një numër relativisht të vogël.

 Sipas të dhënave të përpunuara nga lista e tatimeve me 15 mijë bizneset më të mëdha në vend, sipas xhiros për vitet 2013-2014 rezulton se vetëm 14 prej tyre kanë një qarkullim vjetor më të madh se 100 milionë euro. Janë 21 biznese që xhirojnë midis 50 dhe 100 milionë euro në vit. Në total janë vetëm 35 biznese që kanë qarkullim vjetor mbi 50 milion euro.


Në kufirin nga 10-50 milionë euro, numri i kompanive rritet dhe arrin në 144.
Edhe nga këto sipërmarrje të mëdha, një pjesë e mirë u përkasin kompanive të naftës, që kanë një rritje artificiale të qarkullimit vjetor, pasi nafta shitet dhe blihet disa herë, pa ndonjë efekt direkt në ekonomi, si për taksat e paguara, ashtu dhe punësimin.

Në listën e 200 sipërmarrjeve më të mëdha përfshihen 27 të tilla.

Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, industria e rëndë tradicionale – kompanitë e naftës, gazit dhe energjisë – po humbin dalëngadalë terren. Ecuria e tyre është ndikuar negativisht nga çmimet e ulëta në tregjet globale, luhatshmëria e shpeshtë dhe gjithnjë e më shumë kushtet e pafavorshme të motit.

Në Shqipëri, kjo përqasje mungon tërësisht, ndërkohë që dhe kompanitë përpunuese vendase nuk po arrijnë të jenë konkurruese as në tregun e brendshëm. Ndërsa vendet fqinje po tërheqin investitorë me emër dhe po zënë vendin e tyre në industrinë e Europës Juglindore, Shqipëria mbetet zbuluar përballë rënies së çmimeve të naftës,  në pamundësi të zëvendësojë këto humbje me industri më të qëndrueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029285907745361
array(1) { ["section"]=> string(92) "shqiperia-me-nje-numer-te-ulet-te-sipermarrjeve-te-medha-mbizoterojne-bizneset-e-vogla-44281" }