Shqipëria me normat më të larta të vdekshmërisë gjatë aksidenteve në rajon, 130 milion euro kosto në ekonomi

Publikuar tek: ekonomi, më 15:37 03-08-2016 Shqipëria me normat më të larta të vdekshmërisë gjatë aksidenteve në rajon, 130 milion euro kosto në ekonomi

Aksidentet rrugore janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Përveç humbjeve në njerëz, aksidentet kanë pasoja dhe në ekonominë e vendit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, Shqipëria ka normat më të larta të vdekshmërisë në aksidentet rrugore në Europë, mesatarisht 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete.

Ky tregues është dy herë më i lartë se vendet e rajonit.  Ndërsa, nëse krahasohet me vendet e zhvilluara të Perëndimit, vdekjet nga aksidentet për numër mjetesh në Shqipëri janë deri në 10 herë më të larta.

Sipas Bankës Botërore, kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore në Shqipëri është mesatarisht 130 milionë euro në vit, ose gati 1.5 për qind e prodhimit kombëtar.

 Për shkak të kostove tronditëse, në prill të vitit të kaluar Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare nisën një projekt të përbashkët me vlerë 128.5 milionë euro, për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri.

Objektivi i projektit është që, brenda vitit 2020, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore të ulet në 250 vdekje në vit, nga 295 vdekje që ishte në vitin 2013.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në periudhën 2012-2014 numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore u ul me 20 për qind.   Sipas INSTAT, vitin e kaluar u rrit numri i aksidenteve me 2.2% 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026733875274658
array(1) { ["section"]=> string(113) "shqiperia-me-normat-me-te-larta-te-vdekshmerise-gjate-aksidenteve-ne-rajon-130-milion-euro-kosto-ne-ekonomi-48631" }