Shqipëria me prodhime “Made in Albania”, marketohen produktet

Publikuar tek: ekonomi, më 11:18 27-07-2016 Shqipëria me prodhime “Made in Albania”, marketohen produktet

Sektori i tekstilit dhe përpunimit të lëkurës në Shqipëri për herë të parë do të kenë strategji të mirëfillta marketingu në Shqipëri.

 Burime zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve bëjnë të ditur për “Monitor” se është shfaqur interes për të bashkëpunuar me CSR Holandë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe veçanërisht të këtij sektori.

Mësohet se AIDA po bën të mundur realizimin  e një strategjie marketingu dhe ngritjen e brand-it ” made in Albania” për industrinë e tekstil – veshje dhe lëkurë  këpucë.

Janë identifikuar disa projekte për zhvillimin e sektorit të lëkurës dhe tekstilit, duke u bazuar në pikëpamjet e ekspertëve.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se është duke u punuar në projekte konkrete për ngritjen e “Agjencisë së Gjelbër” për veshmbathje dhe design “Lab Albania”, pasi ata janë identifikuar si projektet më të frytshme dhe të realizueshme.

Për këtë qëllim është publikuar një guidë për Shqipë​rinë. Ky është një produkt i përgatitur në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Agjencisë Holandeze të Zhvillimit të  Ndërmarrjeve (RVO). Udhërrëfyesi do të shërbejë për t’iu treguar kompanive të huaja se cilat janë shanset dhe mundësitë që ka industria shqiptare e tekstilit dhe veshjeve për të ofruar produkte.

Ky sektor luan një rol kyç në ekonominë e vendit dhe numëron një sërë avantazhesh, si : fleksibilitetin në rastin e porosive të mëdha dhe të vogla, në fuqi punëtore të kualifikuar si dhe dërgesa të shkurtra në kohë në vendet e BE-së.

Sipas të INSTAT eksportet e “tekstile dhe këpucë” u rritën me 19% me bazë vjetore (janar-mars), duke arritur në 26 miliardë lekë. Ky zë përbën tashmë 50% të totalit të eksporteve tona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023531198501587
array(1) { ["section"]=> string(64) "shqiperia-me-prodhime-made-in-albania-marketohen-produktet-47858" }