Shqipëria ndër 5 pavionet më të mirë në Bienalen e Venecias

Publikuar tek: kulture-art, më 20:15 10-05-2015 Shqipëria ndër 5 pavionet më të mirë në Bienalen e Venecias Skeleti i Balenës nga Armando Lulaj

PR

Prestigjozja “The Guardian” ka pasqyruar 5 pavionët më të mirë për vitin 2015 në Bienalen e Venecias, ndër to edhe Shqipëria me temën e tragjikomedisë komuniste realizuar në disa vepra arti me mjeshtëri nga artisti Armando Lulaj.

Shqipëria: Skeleti i një balene i keqkuptuar si një nëndetëse, një mal mitik dhe një avion i forcave ajrore amerikane i rrëzuar në vitin 1956, piloti i hutuar detyrohet të kërkojë falje për spiunazh, skeleti i avionit është instaluar në kështjellë në vendlindjen e Enver Hoxhës. Këto janë vetëm disa nga elementët që thurrin tragjikomedinë e Luftës së Ftohtë shqiptare të sjella në skulpturë nga artisti Armando Lulaj.

Ndër 5 pavionet e tjera më të mira janë Rusia me artisten Nakhova, e cila ka vuajtur rregjimin e egër të Bashkimit Sovjetik. Me mijëra çelësa dushi varen nga tavani në një metaforë të memorieve të punës së bukur dhe të thjeshtë japoneze e sjellë nga artisti Chiharu Shiota. Shpirtra fëmijësh që shfaqen në ekranin e madh , të trishtë dhe të frikësuar, një pyll dhe zëra që vijën si një poezi vizuale është skena në pavionin e Shteteve të Bashkuara realizuar nga artisti Joan Jonas.

Fiona Hall nga Australia shfaq dhuntinë e saj të mrekullueshme të punimit me materiale të ndryshme. Armë të bëra nga buka, bojëra uji nga kartmonedhat dhe krijesa mitike që ngrihen nga reliket e së kaluarës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen premiera e filmit të restauruar “Përrallë nga e kaluara”, sot në kinema
Mos provo ta pish! Nuk është gotë uji »
Article Logic
Execution time: 0.022796154022217
array(1) { ["section"]=> string(65) "shqiperia-nder-5-pavionet-me-te-mire-ne-bienalen-e-venecias-10827" }