Shqipëria ndër vendet me borxh publik më të lartë në Rajon

Publikuar tek: ekonomi, më 10:01 27-09-2016 Shqipëria ndër vendet me borxh publik më të lartë në Rajon

Shqipëria është ndër vendet me borxhin publik më të lartë në Rajon, sipas Eurostat. Në fillim të vitit 2015, stoku i borxhit publik në tre vende të rajonit, Serbi, Shqipëri dhe Kroaci tejkaloi nivelin simbolik prej 60% të PBB-së.

Megjithatë në vendin tonë detyrimet e sektorit privat rezultojnë të jenë më të ultat në Rajon. Borxhi i privatëve në Shqipëri është 57% e PBB.

Ndër vendet e tjera të Rajonit vetëm Mali i Zi ka treguesin më të ulët me 55% të PBB raporton Monitor.

Ndër vendet e tjera të Rajonit, borxhin më të lartë privat e ka Kroacia, Serbia dhe Bosnja, respektivisht me 85% të PBB-së.

Stoku i përgjithshëm i borxhit privat dhe publik në 6 vendet e rajonit (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi, Bosnje) arriti rreth 94 miliardë euro në vitin 2014, shumë kjo e barabartë me stokun e borxhit të Kroacisë (102 miliardë euro).

Pas krizës ekonomike të vitit 2008, akumulimi i borxhit dhe veçanërisht borxhit publik u bë një shqetësim në rritje për të gjitha vendet e rajonit, edhe pse nëshkallë të ndryshme

Sipas një studimi të  financuar nga Bashkimi Europian borxhi privat mund të jenë potencialisht i rrezikshëm për Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016155004501343
array(1) { ["section"]=> string(64) "shqiperia-nder-vendet-me-borxh-publik-me-te-larte-ne-rajon-54234" }