Shqipëria, ndër vendet me rrezikshmëri më të lartë në punë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:00 31-05-2016 Shqipëria, ndër vendet me rrezikshmëri më të lartë në punë

Sipas Strategjisë së  Sigurisë dhe Shëndetit në punë 2016-2020,  Shqipëria duhet të redukroj me 10% aksidentet në punë dhe të rrisë produktivitetin deri në vitin 2020.

Statistikat tregojnë se në Shqipëri kultura e sigurisë dhe e shëndetit në punë është shumë e ulët.

Sipas të dhënave të vitit 2015, vlerësimi i riskut në vendin e punës kryhej shumë rrallë, në vetëm 11.5% e subjekteve të inspektuara. Mbrojtja nga zjarri dhe planet e evakuimit mungojnë pothuajase në shumicën e vendeve të punës, thuhet në strategji.

Gjatë vitit të kaluar numri i aksidenteve në punë ka qenë i lartë , shumica të raportuara në sektorin e minierave dhe guroreve . Ndër shkaqet përmendim  mospaisjen me mjetet e duhura të punonjësve nga ana e sipërmarrësve,  por, dhe mospërdorimi i këtyre mjeteve nga punëmarrësit.

Strategjia e Sigurisë dhe Shëndetit, tregon se ka pasur një përmirësim të lehtë të numri të sëmundjeve profesionale të identifikuara. Kështu gjatë 2015-ës, 1327 subjekte ishin të paisura me shërbime mjekësore. Por, megjithatë në Shqipëri numri i aksidenteve konsiderohet tejet i lartë. Mosha mesatare e të aksidentuarve mësohet të jetë rreth 43 vjeç.

Qeveria shqiptare do të duhet të marrë një sërë masash, ku mes tyre edhe reduktimin me 5% të ekonomisë informale deri në vitin 2020, si dhe të garantojë rritjen me 5% të shpenzimet në total për shëndetin në lidhje me praktikat e sigurisë dhe shëndetit në punë tek biznesi privat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026934146881104
array(1) { ["section"]=> string(63) "shqiperia-nder-vendet-me-rrezikshmeri-me-te-larte-ne-pune-41994" }