Shqipëria, ndër vendet me shpenzime më të ulëta ushtarake në rajonin e Ballkanit

Publikuar tek: ekonomi, më 09:47 25-08-2016 Shqipëria, ndër vendet me shpenzime më të ulëta ushtarake në rajonin e Ballkanit Harta me shpenzimet perkatese per çdo shtet

Sipas të dhënave të SIPRI, (Stockholm International Peace Research Institute) për vitin 2015, Shqipëria rezulton ndër vendet me shpenzimet më të ulëta ushtarake në rajonin e Ballkanit, me 41 dollarë për frymë.

Sipas të dhënave Maqedonia llogariti shpenzime ushtarake për frymë në vitin 2015 në 51 usd; Mali i Zi në 104 usd/banorë, ndërsa Greqia në 457 usd/banorë e Italia në 390 usd/banorë.

Ndër vendet europiane me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për banorë renditet Norvegjia me 1,147 usd/banorë.

Vlerat tregojnë shifrën e parave të shpenzuara për çdo banorë ( përfshi këtu edhe fëmijët) dhe nuk marrin në konsideratë fuqinë.

Përqindjet që zënë këto shpenzime në raport me PBB-në në Shqipëri përshijnë 1.14%.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022499084472656
array(1) { ["section"]=> string(85) "shqiperia-nder-vendet-me-shpenzime-me-te-uleta-ushtarake-ne-rajonin-e-ballkanit-50802" }