Shqipëria ndër vendet më të palumtura në Ballkan, befason në renditje për bujarinë (Raporti)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:09 22-03-2017 Shqipëria ndër vendet më të palumtura në Ballkan, befason në renditje për bujarinë  (Raporti)

Sipas raportit të fundit të Lumturisë së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet ndër vendet më të palumtura në Ballkan por dhe Europë.

Shqipëria është në vendin e 109, nga 155 shtete. Shteti më i lumtur në Ballkan rezulton Rumania, në vendin e 57, e ndjekur nga Slovenia (62), Serbia (73), Kroacia (77), Kosova (78), Mali i Zi (83), Bosnia dhe Hercegovina (90), Maqedonia (92) dhe Bullgaria (105)

Gjashtë variablat kryesore, mbi të cilin bazohet indeksi, përfshijnë të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale, pritshmëria për një jetë të shëndetshme e të gjatë, lirinë sociale, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.

Në variablën e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, së bashku me Kosovën dhe Bosnjën.

Në treguesin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet e fundit, çka tregon se shqiptarët, ndryshe nga sa perceptohet që janë popull bujar nuk gjejnë mbështetjen te miqtë apo të afërmit në momentin që kanë ndonjë problem.

lumturia.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042311191558838
array(1) { ["section"]=> string(95) "shqiperia-nder-vendet-me-te-palumtura-ne-ballkan-befason-ne-renditje-per-bujarine-raporti-72806" }