Shqipëria në BE? Samiti në Sofje nuk jep asnjë 'dritë jeshile' (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 15:23 17-05-2018 Shqipëria në BE? Samiti në Sofje nuk jep asnjë 'dritë jeshile' (DEKLARATA E PLOTË) Edi Rama në Sofje

Ditën e sotme u mbajt samiti i vende të Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Teksa të gjithë janë entuziastë për antarësimin e Shqipërisë në BE, në deklaratën e samitit të Sofjes nuk është përmendur në asnjë moment çështja e zgjerimit të BE, duke lënë të kuptohet se mundësitë për antarësim janë të pakta.

Në deklaratën zyrtare të samitit, pikat kryesore të cilësuara nga ndërkombëtarët si më të rendësishme, janë vendosja e fokusit te lufta kundër korrupsionit, politikave për një fqinjësi të mirë, zgjerimi i tregut, zhvillimi social-ekonomik, luftën kundër terrorizmit etj.

Kujtojmë që edhe presidenti i Francës, u shpreh skeptik për zgjerimin e BE, dhe anëtarësimin e vendeve të reja. Gjatë fjalës së tij në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian, Macron është shprehur se mbështet Ballkanin për të ecur drejt BE. Sipas tij zgjerimi duhet të bëhet me shumë kujdes e ashpërsi.

Sakaq, News Bomb sjell të gjitha pikat kryesore të paraqitura në deklaratën zyrtare të Samitit në Sofje:

Ne liderët e Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare, në konsultime me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimorë, dhe me prezencën e palëve të tjera të interesuara rajonale, sot përmbyllëm për sa më poshtë:

1. BE mirëpret dhe ndan të njëjtin qëndrim për partnerët e Ballkanit Perëndimor, për principet dhe vlerat evropiane, dhe për një vision për një europë të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar mbështetur nga lidhjet tona historike, kulturore e gjeografike dhe nga interest tona të përbashkëta, politike, të sigurisë dhe ekonomike.

2. Bazuar te Samiti i Selanikut të 2003, BE riafirmon mbështetjen e vet për perspektivën evropiane të Ballanit Perëndimor. Bazuar në progresin e bërë deri tani, partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë ripërsëritur perspektivën evropiane si zgjedhjen e tyre strategjike, për të përforcuar përpjekjet e tyre dhe mbështetjen e përbashkët. Kredibiliteti i këtyre perpjekjeve varet nga një komunikim i qartë publik.

3. BE është e vendosur për të forcuar dhe intesifikuar angazhimin e vet në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit duke përfshirë rritjen e asistencës së bazuar në progresin e qëndrueshëm për shtetin e së drejtës, ashtu sikurse në reformat social-ekonomike nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

4. BE mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për parësinë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në vecanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjes së mirë, ashtu sikurse edhe respektin për të drejtat e njeriut dhe personave që u përkasin minoriteteve. Implementimi efektiv i këtyre reformave qëndron në këto vlera. Shoqeria civile dhe media e pavarur ruan një rol krucial në këto procese demokratizuese.

5. BE mbështet premtimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të përbashkët. Kjo përfshin në vecanti zgjedhjen dhe implementimin e zgjidhjeve definitive dhe gjithëpërfshirëse për pakënaqësitë dhe sherret dypalëshe të lidhura me të kaluarën dhe të shtojnë përpjekjet për pajtim.

6. Ndërtimin e lidhjeve të dendura në ëeb dhe mundësive Brenda rajonit dhe me BE si vitale për të sjellë qytetarët dhe ekonomitë tona më afër, dhe për rritjen e stabilitetit politik, perspektivës ekonomike dhe zhvillimet kulturore e sociale. Ndërtimin nga progresi i bërë, duke përfshirë edhe iniciativat rajonale, ne premtojmë të rrisim lidhjet në të gjitha dimensionet, transporti, energjisë, dixhitalizimit, ekonomike dhe njerëzore.

7. BE bie dakord që të prompovojë një klimë tregu dhe investimesh miqësore me Ballkanin Perëndimor në linjë me marrëveshjen e Parisit. Siguria energjetike do të jetë në focus, duke përfshirë atë nëpërmjet përmirësimit të eficensës energjike, për komunikime më të mira ndërkufitare, diversifikimin e burimeve dhe rrugëve, ashtu sikurse një miksim të balancuar energjish dhe për energjinë e rinovueshme.

8. Theks i vencantë do të vendoset drejt krijimit të mundësive të mëtejshme për të rinjtë, ndërkohë që të sigurohet se kjo do të kontribuojë për zhvillimin social-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

9. Në fund, BE mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor, për të përshpejtuar implementimin e acquis nën Traktatet e energjisë dhe transportit për të hequr të gjitha barrierat administrative në kufij, për të kompletuar tregun rajonal të energjisë dhe në mënyrë urgjente implementimin e Planit të Përbashkët të korrikut 2017 për zhvillimin në zonën ekonomike rajonale. BE do të vazhdojë të mbështesë këto përpjekje.

10. BE dhe Ballkani Perëndimor ndajnë shumë ndryshime të sigurisë që kërkojnë aksione të kordinuara individuale dhe kolektive. Kur ne punojmë së bashku jemi në gjendje të adresojmë këto ndryshime në mënyrë efektive. Bashkëpunimi për valët emigrante ilegale kanë demostruar vlera bashkëpunimi dhe do të zhvillohet më tej.

11. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, duke përfshirë financimin, radikalizimin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë kërkon rritjen e bashkëpunimit.

12. BE dhe Ballkani Perëndimor e dinë se rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për transformimin politik, social-ekonomik rajonal dhe gjithashtu për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, që janë në interesin e qytetarëve të tyre. BE mirëpret angazhimin e tyre për të ndërmarrë aksione të vendosura në bashkëpunim me BE dhe me njëri tjetrin, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kultivimit të drogës dhe trafikimin e njerëzve, drogës dhe armëve.

13. BE mirëpret kontributin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në të gjitha aspektet e saj dhe pret një bashkëpunim progresiv në këtë fushë, sidomos për rritjen e nivelit të angazhimeve, në mënyrë të vecantë në cështje ku interesi I përbashkët është I piketuar.

14. Dezinformacioni apo aktivitete të tjera do të luftohen së bashku nëpërmjet një bashkëpunimi më të madh në elasticitetin, sigurinë kibernetike dhe komunikimin strategjik.

15. Për të përmirësuar jetët e qytetarëve tanë në fushat e lidhjes dhe sigurisë bazuar në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sot, duke u mbështetur në aspektet relevante të komunikimit të komisionit miratuar në 6 shkurt 2018, BE lancoi axhendën prioritare të Sofjes dhe Ballkanit Perëndimor që është bashkëngjitur kësaj deklarate.

16. BE mirëpret synimin e Kroacisë për të organizuar një Samit BE-Ballkan Perëndimor gjatë presidencës së saj në vitin 2020.

17. Vërejmë që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor u përputhën me pikat e mësipërme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet DËSHMITARI X: Puna që kam bërë me Agron Xhafajn, shpëtova 2 herë nga vdekja, kam frikë djalin (RRËFIMI)
Ish-kryepolici DEPUTET, analizon DËSHMIMTARIN X: Njeri me personalitet të dyshimtë, ky është partneri i LULIT? »
Article Logic
Execution time: 0.004533052444458
array(1) { ["section"]=> string(84) "shqiperia-ne-be-samiti-ne-sofje-nuk-jep-asnje-drite-jeshile-deklarata-e-plote-121118" }