“Shqipëria në kosh të plehrave nga raporti i BB, humbi 35 vende”, Mima i PD jep treguesit

Publikuar tek: politike, më 13:21 28-10-2015 “Shqipëria në kosh të plehrave nga raporti i BB, humbi 35 vende”, Mima i PD jep treguesit

Deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për raportin e Bankës Botërore duke bërë me dije se Shqipëria k humbur 35 vende. “Edi Rama shpenzoi kot dhjetra mijëra euro nga taksat e shqiptarëve, në luksin e shfrenuar të hoteleve më luksoze të Hong-Kongut, pasi thirrja e tij ndaj biznesit kinez për të investuar në Shqipëri u hodh ne kosh te plehrave nga raporti më i rëndësishëm i Bankës Botërore, Doing Bussines
Investitoret përpara se të marrin një vendim, nuk dëgjojne pallavrat e Edi Ramës, por shohin raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë, ku ne kemi humbur 35 vende krahasuar me një vit më parë”, tha Mima në deklaratën e tij ndërsa dha disa nga treguesit që sipas tij janë në përkeqësim të ndjeshëm.


“Nisja e biznesit me -4 pikë.
Leja e ndërtimit -67 pikë.
Furnizimi me energji elektrike – 3 pikë.
Regjistrimi i pronës -3 pikë.
Marrja e kredisë -6 pikë
Taksat – 12 pikë.
Zgjidhja e çështjeve të paaftësisë paguese -2 pikë”, citoi Mima duke bërë Edi Ramën fajtor të drejtpërdrejtë për këtë situatë.


"Të gjitha këto përkeqësime dramatike për biznesin lidhen me qeverisjen, me Edi Ramën drejtpërdrejt.
Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e tij punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i stërmadh, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afer qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik.
Ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit. Edi Rama, ka bërë gjithçka për të ardhur në këtë ditë.
Kjo pasaportë e zezë për Shqipërinë është një pengesë serioze për ardhjen e investitorëve dhe për zhvillimin e ekonomisë.
Vendi është në pikiatë, në rënie të lirë. Në rajon, sigurisht të fundit, ku dhe Kosova paraqitet më mirë, më atraktive për biznesin. Të fundit në botë për lejet e ndërtimit.
Vendi është në krizë të thellë dhe kjo tashmë u konfirmua dhe nga raporti kryesor i Bankës Botërore”, tha deputeti ndërsa shtoi se kjo qeveri nuk ekziston më.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama çel ekspozitën me punimet e tij edhe në Hong-Kong (Fotot)
Berisha: Unë deputet edhe pas vitit 2027. Ata që punojnë shumë e meritojnë »
Article Logic
Execution time: 0.024680852890015
array(1) { ["section"]=> string(91) "shqiperia-ne-kosh-te-plehrave-nga-raporti-i-bb-humbi-35-vende-mima-i-pd-jep-treguesit-24158" }