Shqipëria në listën e 3 vendeve më të mira që duhen vizituar patjetër, tundohen suedezët

Publikuar tek: kulture-art, më 11:30 20-12-2017 Shqipëria në listën e 3 vendeve më të mira që duhen vizituar patjetër, tundohen suedezët

Suedezët kanë një arsye më shumë për të ardhur në Shqipëri për pushimet dhe vizitat e tyre. Eshtë stafi i Vagabond që ka listuar destinacionet më të preferuara në botë. Dhe ndërmjet gjërave të tjera, shkruhet në median kryesore suedeze, Shqipëria listohet në vendin e parë në kategorinë e “Vendeve më të mira”.

Këtë vit, shkruajnë gazetarët, bordi editorial I kësaj media ka listuar 35 destinacione në 6 kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurat më të bukura, dielli dhe deti më I mirë, udhëtimet kulinare më të mira dhe vendet më buxhetin më të mirë për tu shpenzuar.

Fituesi në kategorinë e vendeve më të mira është Shqipëria, një vend që kohët e fundit ka qenë në pjesën e destinacioneve që duhet udhëtuar nëpër botë, dhe ka gjithcka, që nga malet e thyera deri tek bregdeti mesdhetar i artë.

Ne kategorinë e qyteteve më të mira, është rreshtuar Tel Avivi si qyteti fitues, tolerant, relaksues dhe laik.

Vendet më të mira: Top 3

Shqipëria – sepse është ende një nga destinacionet e fundjavave më të njohura, duke filluar që nga plazhet deri tek majat alpine.

Botswana – sepse është një nga vendet afrikane më të sigurta dhe për safari luksoze

Zvicra – sepse duket si një botë përrallash me trena të mirëmbajtur dhe maja malesh të adhurueshme.

Sipas stafit online të Vagabond, edicioni në prit I revistës do të dalë ditën e nesërme në treg, në 21 dhjetor. /NEWSBOMB.AL/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktorja e madhe Tinka Kurti feston datëlindjen në përvjetorin e rëndësishëm për kinematografinë shqiptare
Kanuni i Lekë Dukagjinit tani edhe në App Store, interes i jashtëzakonshëm »
Article Logic
Execution time: 0.016796112060547
array(1) { ["section"]=> string(94) "shqiperia-ne-listen-e-3-vendeve-me-te-mira-qe-duhen-vizituar-patjeter-tundohen-suedezet-103745" }