Shqipëria në një nivel me Gjermaninë, mësoni notat e Europianit

Publikuar tek: sport, më 07:04 14-07-2016 Shqipëria në një nivel me Gjermaninë, mësoni notat e Europianit

Të gjitha kombëtaret që morën pjesë në Kampionatin Europian që nga dita e parë e deri në përfundim kanë kaluar në skanerin e mediave, të cilat kanë bërë vlerësime të ndryshme Kuqezinjtë ishin një skuadër e panjohur para hyrjes në këtë kompeticion, por edhe pse u eliminuan në grup, ata kanë marrë vlerësime pozitive.

 

Së fundmi ka qenë televizioni francez TF1 që ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi.

 

Notat e tyre kanë qenë: "Shumë mirë, Mirë, Të pranueshëm dhe Të pamjaftueshëm dhe Shumë të pamjaftueshëm". Shqipëria nuk ka qenë te dy të parat, por francezët e kanë vlerësuar me notën "Të pranueshëm".

 

Ky vlerësim vjen për faktin se Shqipëria mori një fitore dhe garoi si e barabartë me Francën dhe Zvicrën, por ma mundur të kalojë më tej. Në kategorinë "Shumë mirë" janë vlerësuar Islanda dhe Uellsi, dy kombëtare surprizë, ndërsa me notë pozitive janë vlerësuar Italia, Polonia, Irlanda e Veriut dhe Hungaria.

 

Në grup me Shqipërinë te "Të pranueshëm" janë vendosur Gjermania, Zvicra, Irlanda dhe Sllovakia. Në vazon e "Të pamjaftueshmëve janë përfshirë Belgjika, Turqia dhe Rumania. Ndërsa në vazon e ngelsëve është përfshirë Anglia që zhgënjeu në këtë kompeticion, por në të njëjtin vlerësim janë përfshirë dhe Kombëtaret si Austria, Suedia, Rusia, Ukraina dhe Çekia.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani barazon me Ferencvarosh, Fili shënon super-gol
Hysaj prezanton për herë të parë djalin e porsalindur, zbulon edhe emrin »
Article Logic
Execution time: 0.023585081100464
array(1) { ["section"]=> string(68) "shqiperia-ne-nje-nivel-me-gjermanine-mesoni-notat-e-europianit-46519" }