Shqiperia në provën e besimit nga BE!

Publikuar tek: politike, më 19:08 11-04-2016 Shqiperia në provën e besimit nga BE!

Nga Vladimir Lame

Pranvera politike në ambjentet e sesionit të punimeve të Parlamentit Evropian në Strasburg nuk pritet të sjellë lajme pozitive për dosjen tonë të integrimit. Të mërkurën ora 19.00 , Parlamenti Evropian debaton për situatën politike në Shqipëri si dhe ecurinë e reformave të integrimit në prani të komisionerit për negociatat e zgjerimit Johannes Hahn. Draft rezoluta e raporterit Knut Fleckenstein votohet të Enjten më 14 Prill ora 14.00 së bashku me 163 amendamentet e paraqitura në Strasbourg. Në tryezën e debateve në seancën plenare më 13 Prill pasdite, para vendit tonë është Turqia dhe pas nesh jepet nota për Bosnje Hercegovinën. Me vonesat në miratimin e reformës në drejtësi dhe për implementimin në praktikë të dekriminalizimit mundësia e rradhës për të raportuar një opinion pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të jetë në fund të vitit 2016. Në rast të mos realizimit të detyrave të shtëpisë, në variantin më pesimist Brukseli do të gjykojë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe vetëm nëse ato do të realizohen në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe pa kontestimet e pritshme për rezultatin. BE do të ngrejë një strukturë të posaçme që do të vëzhgojë në terren realizimin në praktikë të angazhimeve të marra nga autoritetet shqiptare. Pritet që Brukseli të gjykojë ftohtë përkundër euforisë dhe raporteve të sukseseve që percjell Tirana zyrtare. Ende nuk është e qartë nëse do të këmbëngulet në ndryshimin e sistemit elektoral shqiptar, aktualisht me lista të mbyllura preferenciale dhe nëse do të kërkohet si në vitet e kaluara një formulë konsensuale në zgjedhjet presidenciale shqiptare të vitit 2017. Shqipëria humbi 5 vite në pritje të statusit kandidat në vitet 2009-2014 për shkak të mungesës së konsensusit dhe vullnetit politik të palëve. Bashkimi Evropian po i gjykon individualisht pretendimet e vendeve të Ballkanit Perendimor edhe pse shpesh Brukseli ka marrë oferta nga këto vende për të toleruar nga kriteret strikte dhe për të tu qasur më politikisht në një vendimarrje më të përshpejtuar në hapat e procesit të anëtarësimit. Gjithsesi deri në fund të presidencës Juncker në vitin 2020 nuk do të ketë më antarësime të reja në familjen me 28 anëtare të shqetësuar nga kriza e refugjatëve të paligjshem nga Siria, Afrika veriore dhe vendet e Ballkanit si dhe nga atentatet terroriste të organizuara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik ku militojnë luftëtarë edhe nga vendet që aspirojnë familjen evropiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haxhinasto takon Vlahutin: Marrëveshje me Malin e Zi për hekurudhat
Akuzat e PD për Shërbimin Onkologjik, reagon qeveria: Shërbimet funksionojnë normalisht »
Article Logic
Execution time: 0.065024852752686
array(1) { ["section"]=> string(42) "shqiperia-ne-proven-e-besimit-nga-be-37420" }