Shqipëria në vendet e Europës me numrin më të lartë të banesave në pronësi

Publikuar tek: ekonomi, më 13:40 15-08-2017 Shqipëria në vendet e Europës me numrin më të lartë të banesave në pronësi

Shqipëria është në mesin e vendeve europiane me numrin më të ulët të familjeve që nuk kanë banesë në pronësi.

Baza e të dhënave të BE në lidhje me strehimin tregon se vendet ish komuniste ku përfshihet edhe Shqipëria, trashëguan banesa në pronësi për shkak të çmimeve të ulta më të cilat i privatizuan ato gjatë rënies së sistemit, shkruan Monitor.

Në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT vetëm 5.5 për qind e familjeve jetojnë me qira, referuar të dhënave nga anketa e familjes së vitit 2015 dhe pjesa tjetër e kanë në pronësi.

Në Bullgari gjithashtu një pjesë e madhe familjeve kanë shtëpi në pronësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se atje  81.5% e banesave janë në pronësi nga familjet, por së fundmi ka një rritje të lënjes së tyre peng. Në Hungari rreth 73 për qind e banesave janë në pronësi të familjeve.

Studimi i BE-së tregon se në përgjithësi, në të gjitha vendet ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore përqindja e pronarëve pa hipotekë është shumë e lartë.

Në të kundërt në vendet nordike, ka një normë shumë të ulët të pronësisë ndaj shtëpive. Në Norvegji vetëm 21.9% e familjeve kanë në pronësi shtëpi në Danimarkë vetëm 15% e tyre, në Holandë  vetëm 9.8% dhe në Suedi vetëm 9.2%.

Danimarka, Holanda dhe Suedia, në të njëjtën kohë futen në vendet që kanë edhe numrin më të madh të banesave me qira, me përqindjet më të larta të të gjitha vendeve të analizuara.

Në Itali situata është ndryshe. Një vend ku, tradicionalisht, familjet kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke lënë trashigimi shtëpi tek fëmijët. Në Itali 57 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive, kjo përqindje arrin në 71% duke marrë në konsideratë shtëpitë e lëna peng në banka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028730869293213
array(1) { ["section"]=> string(80) "shqiperia-ne-vendet-e-europes-me-numrin-me-te-larte-te-banesave-ne-pronesi-89156" }