Shqipëria në vendin e tretë në botë, ky është sektori që “thith” më shumë punonjës

Publikuar tek: ekonomi, më 14:59 30-03-2017 Shqipëria në vendin e tretë në botë, ky është sektori që “thith” më shumë punonjës

Shqipëria ka një numër të lartë të punësuarish në turizëm dhe listohet si vendi i tretë në botë që siguron punësim të lartë në këtë sektor, sipas të dhënave të World Travel and Tourism Council (WTTC).

“Shqipëria vjen si suprizë në vendin e tretë, ku 24 % e vendeve të punës (një në 4) janë ri rezultat i turizmit. Për 50 vjet e mbyllur nga bota, Shqipëria ende nuk mund të quhet destinacion i profilit të lartë turistik, por turistët  tërhiqen nga produktet turistike të panjohura kryesisht në Rivierën Shqiptare dhe Alpet e Shqipërisë.  Brandet ndërkombëtare ende mungojnë në vend, po sipërmarrja është duke lulëzuar dhe kjo do të thotë që autenticiteti është pika më e fortë e turizmit shqiptar”, thuhet në raportin e World Travel and Tourism Council të publikuar së fundi mbi impaktin ekonomik të Udhëtimeve dhe Turizmit, fokusuar tek shtetet që krijojnë më shumë vende pune nga turizmi.

Udhëtimet dhe Turizmi gjenerojnë se bashku 10% të punësimit në botë, që do të thotë 1 në 10 vende pune. Globalisht 109 milionë njerëz punojnë direkt në industrinë e Udhëtimit dhe Turizmit. Këtu përfshihen pilotë, kuzhinierë, staf hoteli, udhërrëfyes, ekuipazh krocerash por dhe ekonomistë, grafistë, inxhinerë për kompanitë turistike, e deri te shërbimet e lavanterisë, prodhuesit e ushqimit etj.

Rreth 183 milionë njerëz të tjerë varen nga taksat dhe shpenzimet e të punësuarve në turizëm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026137113571167
array(1) { ["section"]=> string(85) "shqiperia-ne-vendin-e-trete-ne-bote-ky-eshte-sektori-qe-thith-me-shume-punonjes-73597" }